Gjykata supreme në Athinë sot duhet të vendosë rreth ankesës ndaj vendimit të Gjykatës në Selanik për ekstradim të ish-shefit të DSK-së, Goran Grujevski dhe kolegut të tij, Nikolla Boshkovski.
Seanca paraprake, më 2 mars, ishte shtyer sepse njëri nga avokatët nga ekipi grek që i mbron dy ish-zbuluesit, mungonte për shkak të sëmundjes, kështu që kolegu i tij kërkoi shtyerje. Në këtë seancë kishte përkthyes nga gjuha maqedonase në atë greke dhe anasjelltas.
Në sallën gjyqësore të Gjykatës supreme, Boshkovski dhe Grujevski me shoqërim policor u sollën nga burgu i Athinës “Koridalos”.
Kryetarja e Këshillit të gjykatësve, i thirri dy ish-zbuluesit për të cilët kërkohet esjtradim në Maqedoni, u sqaroi se njëri nga avokatët është i sëmurë dhe kërkoi qëndrim edhe prej tyre, nëse dakordohen që seanca të shtyhet, në mënyrë që edhe ai të mund të jetë i prnaishëm. Grujevski dhe Boshkovski u dakorduan për shtyerje të seancës.
Pasi që Këshilli gjashtëanëtarësh i gjykatësve dhe prokurori, kompetentë për shqyrtim të ankesës në Gjykatën supreme greke, e dëgjuan arsyetimin e avokatit dhe qëndrimin e Grujevskit dhe Boshkovskit, vendosën që seanca të shtyhet. Megjithatë, siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, gjykatësja kryesuese, potencoi se kjo do të jetë shtyerja e fundit.
Ankesa në Gjykatën supreme në Athinë prë ekstradim të Grujevskit dhe Boshkovskit, u shqyrtua edhe me 20 raste të tjera.
Derisa zgjatë procedura në Gjykatën supreme, Grujevski dhe Boshkovski ndodhen në burgun e Athinës “Koridalos”, ku janë vendosur prej 13 shkurtit pas transferimit tël tyre nga Selaniku në Athinë.
Për Grujevskin dhe Boshkovskin në Greqi, siç njoftoi tashmë MIA, po zhvillohen tre procese të ndryshme dhe të ndërlidhura mes veti.
Njëri është për falsifikim të pasaportave, me të cilat u kapën në aeroportin e Selanikut, gjykimi pas tre shtyerjeve, do të mbahet më 17 maj të këtij viti.
Rasti i dytë është rreth parashtrimit të kërkesës për azil më 29 nëntor. Dëgjimi para komisionit për azil në Selanik ishte caktuar për më 15 shkurt, por u shtye, për shkak se ata tashmë ndodhen në Athinë.
Rasti i tretë është me kërkesë të Maqedonisë për ekstradim, për të cilin Këshilli i gjykatësve në Selanik, më 5 janar vendosi që Nikolla Boshkovski dhe Goran Grujevski të ekstradohen në Maqedoni, ndërsa menjëherë më pas avokatët e tyre parashtruan ankesë ndaj vendimit të gjykatës, në mënyrë që rastin ta shqyrtojë Gjykata supreme në Athinë.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.