• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

KH: Shtatëdhjetë e tetë për qind e viktimave të dhunës fizike janë gra

March 8, 2018
in BALLINA, LAJME
KH: Shtatëdhjetë e tetë për qind e viktimave të dhunës fizike janë gra
Share on FacebookShare on Twitter

Gjendja me barazinë gjinore në vend mbetet vetëm angazhim deklarues i autoriteteve, vlerësojnë nga Komiteti i Helsinkut me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Në kumtesën e dërguar me rastin e 8 Marsit theksohet se gratë në Maqedoni ende ballafaqohen me diskriminim në bazë gjinore në të gjitha proceset shoqërore, pa pasur mbrojtjen e të drejtave të tyre. Mes grupeve më të prekura theksohen punëtoret e tekstilit, gratë nga mjediset rurale, gratë rome, gratë viktima të dhunës dhe gratë me aftësi të kufizuara.

Sipas Komitetit të Helsinkut, ratifikimi i Konventës të Këshillit të Evropës për parandalimin e luftës kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare e njohur si Konventa e Stambollit është hapi më i rëndësishëm që Qeveria e ka bërë në luftën kundër dhunës ndaj grave, në disa raste të dhunës ndaj grave dhe keqpërdorimit seksual ndaj vajzës në Shtëpinë “25 Maji” janë shembuj se nuk funksionon tërësisht sistemi i mbrojtjes.

“Për këto shkaqe kërkojmë shteti urgjentisht të fillojë me ndryshimin e kornizës ligjore dhe mbledhjen e të dhënave statistikore për regjistrimin e të gjitha formave të dhunës së bazuar gjinore, të sigurojë servise për gra dhe vajza viktima të dhunës dhe t’u sigurojë mbrojtje të gjitha grave të drejtat e të cilave çdo ditë shkelen”, thuhet në kumtesë.

Të dhënat statistikore tregojnë se 78 për qind e viktimave të dhunës fizike janë gra, ndërsa 98 për qind e dhunuesve në dhunën familjare janë burra. Nga vitit 2008 deri në vitin 2016 janë regjistruar 70 femicide (vrasje të femrave) prej të cilëve 15 kanë ndodhur në periudhën 2013 – 2016. Mbi tre të katërtat e rasteve të dhunës familjare nuk janë paraqitur në asnjë shërbim të qasshëm publik. Mbi 80-të për qind e të punësuarave në industrinë e tekstilit, lëkurës dhe këpucëve janë gra dhe ato janë një prej punëtoreve më pak të paguara me 35 për qind pagë më të ulët mesatare nga paga në nivel shtetëror. 

Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Tags: barazia gjinoredhuna ndaj gruasKomiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut
Next Post
Antikorrupsioni në dorëheqje

Antikorrupsioni në dorëheqje

Dua të flas me ju, berberë të nderuar

Dua të flas me ju, berberë të nderuar

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom