• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Serbia prej nesër me kundër masa ndaj Maqedonisë për shkak të miellit

March 6, 2018
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Serbia prej nesër me kundër masa ndaj Maqedonisë për shkak të miellit
Share on FacebookShare on Twitter

Serbia prej nesër do të vendosë kundërmasa ndaj Maqedonisë për shkak të importit të vështirësuar të miellit, paralajmëroi sot ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiq.

“Nuk mund të presim më. Përveç blerjes së kohës, nga ana e tyre nuk pamë kurfarë përgjegjësie për zgjidhje të problemit”, thotë Ljajiq në deklaratë për “Danas”.

Thekson se ka qenë i gatshëm të premten të vijë në Shkup për të biseduar me përfaqësuesit e Qeverisë së Maqedonisë për zgjidhjen e problemit me importin e miellit serb në Maqedoni, por ka hequr dorë sepse nuk ka dëgjuar propozim konkret për të cilin mund të bisedohej.

Siç informuan nga Minsitria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) dje për MIA-n, po shqyrtohen të gjitha obsionet për tejkalimin e gjendjes.

Pritet, në Këshillin e sotëm ekonomik të ministrave nga resori i ekonomisë të hapet edhe çështja për ndryshimet e Rregullores për të cilën u krijuan mosmarrëveshje me Serbinë.

Ministri Nikollovski të shtunën kumtoi se është arritur marrëveshje që të formohet komitet mes dy palëve që do t’i hapë të gjitha çështjet e mundshme, ndërsa mbledhja e parë është caktuar këtë muaj në Nish.

Problemi me importin e miellit serb u krijua pasi që Maqedonia, më 8 shkurt të këtij viti, i vendosi ndryshimet e Rregullores ekzistuese. Me ndryshimet urdhërohet që mielli të shënohet me etiketa pas distribuimit dhe kontrollit të tij të plotë në vend, e jo para se të arrijë në Maqedoni, nga ana e eksportuesve.

Serbia reagoi sepse konsideron se Maqedonia po vendosë barriera, që nga ana e Maqedonisë mohohet dhe përmendet se kushtet për import edhe deri më tnai kanë qenë të njejta, vetëm ka ndryshuar orari i tyre dhe duhet të respektohen.


Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Tags: masamiellSerbitregti
Next Post
Në komunën e Çairit do të dhurohen libra me rastin e Ditës së Mësuesit

Në komunën e Çairit do të dhurohen libra me rastin e Ditës së Mësuesit

Një këmbësor ndërroi jetë në aksin Veles-Gradsko, shoferi ka ikur

Një këmbësor ndërroi jetë në aksin Veles-Gradsko, shoferi ka ikur

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom