“Stabiliteti politik i Gjermanisë është parakusht i rëndësishëm për një Evropë të prosperuar dhe të bashkuar, dhe njëkohësisht paraqet edhe nxitje bazë për integrimet evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, theksoi sot Osmani Zëvendëskryeministri i Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në takimin me deputetin nga radhët e të Gjelbërve në Bundestagun gjerman, Manuel Saracin.
Osmani në takim me Saracin, i cili është gjithashtu edhe anëtar i Komisionit Parlamentar të Punëve të Jashtme, si dhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, shprehu kënaqësinë nga progresi i realizimit të marrëveshjes për koalicionin e ri të gjerë qeveritar në Gjermani, duke shprehur shpresën se impulsi dhe mbështetja e re pozitive për procesin e zgjerimit në mënyrë të barabartë do të reflektohen edhe në përbërjen e re si deri më tani.
“Duke e pasur parasysh mbështetjen politike, si dhe mbështetjen financiare dhe zhvillimore të Maqedonisë, Gjermaninë e konsiderojmë si vend mik dhe partner i vendit me mbështetje të madhe për aspiratat tona evropiane dhe euro-atlantike, e cila edhe personalisht u konfirmua nga ana e Kancelares Merkel, si dhe nga Presidenti Shtajnmajer”, theksoi Osmani.
Ai i shprehu falënderime Gjermanisë edhe për rolin aktiv të saj në mbajtjen e procesit të zgjerimit lart në agjendën e Bashkimit Evropian, në veçanti përmes iniciativës së “Procesit të Berlinit”.
Në kontekstin e mesazheve që i përmban Strategjia e Komisionit Evropian për Zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025 ai nënvizoi se e njëjta jo vetëm që paraqet një dokumentet kyç me të cilën do të përforcohet orientimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe me saktësi valorizon edhe progresin e fundit të Republikës së Maqedonisë
“Me këtë hapet mundësi historike për kthimin e Republikës së Maqedonisë në binare evropiane dhe bashkimin e saj drejt dinamikës së zgjerimit 2025”, shtoi Osmani në takim.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.