• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Një e treta e grave viktima të dhunës seksuale dhe fizike në shtëpi

March 6, 2018
in BALLINA, LAJME
Një e treta e grave viktima të dhunës seksuale dhe fizike në shtëpi
Share on FacebookShare on Twitter

Në nivel global 35 për qind e grave ose 818 milionë gra mbi 15 vjeç kanë përjetuar dhunë seksuale ose fizike në shtëpi, në bashkësitë e tyre ose në vendin e tyre të punës, tregojnë të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Një pjesë e hulumtimeve të bëra në nivel global nga organizatat ndërkombëtare, tregojnë se gratë të cilat punojnë si punëtore shtëpiake në amvisëri private shpesh i ekspozohen rrezikut nga  shqetësimi dhe tortura psikologjike, fizike dhe seksuale, ndërsa infermieret tri herë më shumë i ekspozohen dhunës në vendin e punës për dallim prej profesioneve të tjera. Hulumtimet tregojnë  se gati gjysma e punëtoreve gra nëpër media kanë përjetuar shqetësime seksuale në vendin e tyre të punës, ndërsa tre e katërta frikësim, kërcënim ose keqpërdorim të vendeve të tyre të punës. Për shkak të gjithë kësaj, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë dhe Seksioni i grave përshihen në fushatën  e Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe burrave në botën e punës.

Qëllimi i fushatës është që të ndërtohet masë kritike për përkrahje për miratim të konventës të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP) me rekomandim për ndalim të dhunës ndaj burrave dhe grave në botën e punës dhe të mobilizohen aktivitetet sindikale për eliminim të dhunës gjinore në vendet e punës.

“Disa vite me radhë sindikatat kërkuan një rekomandim të tillë, sepse jemi dëshmitare se në botë nuk mund të ekzistojë punë dinjitoze derisa ekziston dhunë në vendin e punës. Edhe sot shpesh jemi dëshmitare  si në botë, ashtu edhe në vendin tonë se si punëtorët durojnë ndonjë lloj të dhunës, por deri më tani nuk ekziston ndonjë standard ose ligj i cili do të paraqesë bazë për udhëzime të kësaj konvente”, deklaroi kryetarja e Seksionit të grave pranë LSM-së, Elizabeta Gelevska.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do të lobojë deri te Qeveria dhe deri te Organizata  e Punëdhënësve të Maqedonisë ta përkrahin miratimin e konventës së ONP-së me rekomandimin për ndalimin e dhunës ndaj burrave dhe grave në botën e punës.

Diskutimet e para do të mbahen në seancën e 107-të të Konfederatës së ONP-së e caktuar në qershor të këtij viti.


Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Tags: dhune ndaj gravelidhja e sindikatave te maqedoniseseksioni i grave
Next Post
Osmani: Stabiliteti politik i Gjermanisë nxitje bazë për procesin e zgjerimit të BE-së

Osmani: Stabiliteti politik i Gjermanisë nxitje bazë për procesin e zgjerimit të BE-së

Seanca e Kuvendit për Ligjin për gjuhët ricaktohet për ora 15:00

Seanca e Kuvendit për Ligjin për gjuhët ricaktohet për ora 15:00

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom