Parlamenti i Maltës e zvogëloi nga 18 në 16 moshën në të cilën qytetarët mund ta fitojnë të drejtën e votës në zgjedhje.
Të gjithë 64 deputetët e Parlamentit e miratuan ndryshimin.
Malta është shteti i dytë në Bashkimin Evropian pas Austrisë e cila e zvogëloi moshën për të drejtën e votës.
Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në vitin 2019 banorët e Maltës të moshës 16 dhe 17 vjeçare do të kenë mundësi të votojnë për herë të parë.
Ky ndryshim nuk ishte pritu mirë në shoqëri, lajmëron DPA.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.