Kthimi i opozitës në Parlament ishte një prej temave në të cilat liderët e dy partive më të mëdha politike, Zoran Zaev nga LSDM-ja dhe Hristian Micskoski nga VMRO-DPMNE-ja biseduan në takimin e mbrëmshëm në Qeveri.
“Në pjesën e kthimit në Parlament nga VMRO-DPMNE na i kumtuan qëndrimet rreth arrestimeve dhe unë kam mirëkuptim për atë që edhe opozita e thotë se nuk kthehen derisa nuk kompletohen. Edhe njëherë dëshiroj të përmend se nuk kemi për qëllim të bëjmë presion ose ndikim mbi gjyqësinë për arsye se gjyqësia është e pavarur dhe absolutisht se ligjet janë të njëjta për të gjithë edhe për përforcimin e gjyqësisë kjo është absolutisht e palejueshme”, deklaroi kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev pas takimit me Mickoskin.
Shtoi se si parti politike gjithsesi se arrestimet nuk guxojnë të jenë dënim dhe se absolutisht duhet të minimalizohen në shtet, por, siç tha, ky është obligim dhe e drejtë e prokurorisë publike dhe gjykatave në RM.
Duke theksuar se që nesër do të dëshironte opozita të kthehet në Parlament edhe njëherë apeloi që të kthehen në dhomën ligjdhënëse.
Kryeministri theksoi se lidhur me ligjin për përdorimin e gjuhëve janë larg përafrimit të pozitave.
“Propozimi që të formohet grup pune i cili me ekspertët kushtetues do t’i interpretonin kushtetutshmëritë e vetë ligjit absolutisht është e papranueshme. Fillimisht për arsye parimore dhe pragmatike, ndërsa ajo është se ekziston Gjykatë Kushtetuese në RM dhe nëse diçka është jokushtetuese këtë duhet ta thotë Gjykata Kushtetuese. Parlamenti i votoi ligjet, kryetari e përdori të drejtën e tij të vetos dhe e ktheu ligjin. Dhe me të vërtetë ky vendim ligjor është e drejtë e pamundur e bashkësive të tjera dhe duhet mundësuar, ndërsa ekziston Gjykata Kushtetuese nëse me të vërtetë pohojnë se është jokushtetues. Për ne ligji është kushtetues dhe absolutisht nuk duhet ta vëmë Parlamentin në situatë ta interpretojë kushtetutshmërinë apo jokushtetutshmërinë e tij”, theksoi Zaev.
Potencoi se 35 mijë amendamentet e dorëzuara do ta bllokojnë Kuvendin i cili do të mbetet i bllokuar deri në përfundimin e Samitit të NATO-s në korrik.
“Absolutisht kjo nuk është e qëndrueshme. Jemi demokratë. Dëshirojmë të bisedojmë me të gjitha palët e involvuara, por për fat të keq akoma nuk kemi zgjidhje të këtij problemi. Nëse niset me debat rreth amendamenteve duhen të paktën gjashtë muaj që të diskutohet për amendamentet. Këto amendamente janë dorëzuar për shkak të jokushtetutshmërisë të ligjit. Parlamenti definitivisht nuk është interpretues nëse është kushtetues ose jo ligji. Është Gjykata Kushtetuese dhe nëse ekziston pak maturi do të jepet mundësi që ligji përmes bisedimeve me opozitën të kalojë. Unë jam i bindur se Gjykata Kushtetuese në fund do të tregojë nëse diçka është kushtetuese ose jo. Dhe në këtë pjesë për fat të keq nuk kemi vendime të matura midis shumicës parlamentare dhe opozitës”, deklaroi Zaev.
Shpreson se ditëve në vijim do të shfrytëzohet çdo mundësi në Parlament në grupet punuese të gjendet zgjidhje.
“Një e di, se nuk duhet të lejojmë Maqedonia të jetë e bllokuar në gjashtë muajt e ardhshëm, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për procesin integrues veçanërisht për mesazhin të cilin e dërgojmë drejt investitorëve dhe duhet të mbajmë llogari, por duhet të mbajmë llogari edhe për demokracinë. Mund të vendosim ta lëmë procesin me të gjitha amendamentet dhe atëherë të gjithë do ta dinë se VMRO-DMPNE është fajtore për bllokimin e proceseve”, tha Zaev.
Në takim kryeministri e ka njoftuar Mickoskin edhe për bisedimet për emrin me Greqinë, ku siç tha, nuk kemi ndonjë zhvendosje.
“Nga takimi në Vjenë nuk ka ndonjë zhvendosje. Absolutisht kemi biseduar për strategjitë tona dhe detajet. E informuam si shef i partisë më të madhe opozitare për qëllimet se si vijojnë proceset negociuese. Gjithsesi ata mbeten me qëndrimet e tyre të njohura dhe ne mbetemi me qëndrimet tona dhe mbetemi optimist se mund të gjendet zgjidhje për këtë problem i cili ekziston për 25 vjet, por më pas gjithsesi kjo duhet të jetë me ruajtjen e identitetit dhe dinjitetit prej të dyja palëve në negociatat për emrin”, tha Zaev.
E përsëriti se do të pasojë raund i ri negociatash i cili do të jetë në fund të marsit ose në fillim të prillit nën udhëheqjen e Nimicit. Deri atëherë do të ketë takim bilateral midis dy ministrave.
Shpreson se për këtë çështje mund të ndërtojnë konsensus kombëtar.
Sipas tij çështja është si të gjendet zgjidhje për çështjet e hapura dhe se këtë janë duke e bërë.
Zaev dhe Mickoski kanë biseduar edhe për legjislaturën zgjedhore me ç’rast është dakorduar që të harmonizohet deri në shtator. Informoi se në këto korniza është dakorduar KSHZ të jetë organ administrativ, ndërsa partitë politike gjashtë muaj para zgjedhjeve do të marrin pjesë në KSHZ. Qëllimi është, siç theksoi, të vendoset një zgjidhje e përhershme e cila nuk do të shkaktojë ndikim negativ ndaj proceseve politike.
“Deri atëherë dakorduam, pasi Maqedonia duhet të ketë KSHZ, pasi për momentin nuk ka, ta kthejmë vendimin e vjetër ligjor kur kryetarin e propozon opozita, ndërsa shumicën në KSHZ shumica parlamentare”, sqaroi kryeministri Zaev.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.