Federata Aeronautike e Maqedonisë dhe Shoqata e personave me paraplegji dhe kuadroplegji “Pa kufizim” sot do të nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim.
Krahas nënshkrimit të Memorandumit do të promovohet tandem kostumi për fluturimet ajrore të personave me paraplegji dhe kuadriplegji, i furnizuar në bashkëpunim me Federatën e Aeronautike të Francës, ndërsa i financuar me mjete përmes programit të Agjencisë për të Rinj dhe Sport, për pjesëmarrjen e sportistëve në gara ndërkombëtare.
Kostumet për tandem kërcime dhe parashuta dhe tandem fluturime me paraglajder për persona me paraplegji dhe kuadriplegji janë blerë nga Federata Aeronautike e Maqedonisë me mbështetje nga Agjencia për të Rinj dhe Sport, Shoqata e personave me paraplegji dhe kuadriplegji “Pa kufizim” dhe Aero Klubi Shkupi.
Federata Aeronautike e Maqedonisë, Shoqata e personave me paraplegji dhe kuadriplegji “Pa kufizim” dhe Aeroklubi Shkup planifikojnë ta zbatojnë projektin “Qielli nuk ka kufizime” i cili sportet ajrore do t’i afrojë pranë të gjithë qytetarëve.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.