• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Kërkohet përgjegjësi nga Antikorrupsioni

March 2, 2018
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Kërkohet përgjegjësi nga Antikorrupsioni
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetët e LSDM-së dhe BDI-së kërkuan nga anëtarët e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) që të parashtrojnë dorëheqje të parevokueshme për shkak të keqpërdorimeve të konstatuara në raportin e revizionit, e nëse nuk e bëjnë këtë paralajmëruan se do të ngrenë procedurë parlamentare për revokimin e tyre.

“Anëtarët e KSHPK-së nuk kanë më kredibilitet profesional dhe etik që ta kryejnë këtë funksion as edhe një ditë më shumë. Nga këto shkaqe nesë ata nuk japin dorëheqje urgjente dhe të parevokueshme, Parlamenti si organ i obliguar për zgjedhjen e anëtarëve të këtij komisioni do të ngrejë procedurë për shkarkimin e tyre”, deklaroi mbrëmë nënkryetarja e Parlamentit dhe deputete e LSDM-së Frosina Tashevska Remenski.

Ajo theksoi se kërkesa për dorëheqje është nga shumica qeveritare, gjegjësisht nga deputetët e LSDM-së dhe të BDI-së.

Nga anëtarët e Antikorrupsionit përgjegjësi dhe zero tolerancë pret edhe Qeveria, ndërsa Prokuroria Themelore Publike Shkup ka formuar lëndë pas zërave të përhapur për harxhimin e mjeteve buxhetore nga ana e anëtarëve të KSHPK-së.

“Në shtatë muajt e kaluar treguam se nuk ekziston tolerancë për funksionarët e emëruar të cilat kanë treguar shpenzime të papërgjegjshme të parave të qytetarëve dhe të gjithë ata te të cilët është konstatuar gjendje e tillë e morën përgjegjësinë. Qeveria vazhdimisht tregon se shpenzimi i përgjegjshëm i parave nga buxheti duhet të respektohet edhe nga të gjithë funksionarët e tjerë publikë siç ishte shembulli me Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Presim që edhe anëtarët e KSHPK-së do ta ndjekin parimin e zero tolerancës për korrupsion dhe do të tregojnë përgjegjësi duke pasur parasysh ndodhitë e fundit dhe duke pasur parasysh se kjo është esenca e punës së tyre”, thonë nga Qeveria.

Nga LSDM-ja përmes një kumtese për mediat porositën se është skandaloze dhe e papranueshme që anëtarët e institucionit i cili është i obliguar që të luftojë llojet e ndryshme të korrupsionit, të sillen në mënyrë të papërgjegjshme dhe të prishin pa hesap paratë e qytetarëve, sepse ndjekja e shpenzimeve të papërgjegjshme korruptive  të parave të buxhetit është esenca e punës së tyre.

” LSDM-ja e respekton parimin e zero tolerancës drejt korrupsionit dhe për këtë, gjithë anëtarët e KSHPK-së të cilët në mënyrë të papërgjegjshme dhe i kanë shpenzuar në mënyrë joekonomike paratë e qytetarëve, duhet të bartin përgjegjësi dhe të japin dorëheqje urgjente dhe të parevokueshme”, porosisin nga partia.

Revizioni i DHP-së ka verifikuar parregullsi në pjesën e mënyrës së pagesës së pagave dhe shpenzimeve për rrugë nga ana e anëtarëve të KSHPK-së, gjegjësisht pagesa e shpenzimeve për rrugë në bazë të urdhër-pagesave fiktive dhe urdhër-pagesave për rrugë dhe urdhra të cilat nuk korrespondojnë me agjendën të cilën e ka pasur Komisioni dhe anëtarët. Mediat publikuan se revizioni ka konstatuar se disa anëtarëve të KSHPK-së u janë paguar shpenzime për rrugë për ardhje në seanca, ndërsa pagesa është kryer në bazë të urdhër-pagesave fiktive për udhëtime. Pastaj, disa nga ata aspak nuk kanë ardhur në punë, por vetëm në seanca dhe janë dorëzuar nga tre urdhër-pagesa për rrugë për të njëjtën ditë.

Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

 

Tags: DorëheqjekeqpërdorimKSHPK
Next Post
Aziri: 25 milionë denarë nga buxheti për veprimtaritë shqiptarе në fushën e kulturës për vitin 2018

Aziri: 25 milionë denarë nga buxheti për veprimtaritë shqiptarе në fushën e kulturës për vitin 2018

MPB ka penguar tentim për kontrabandë të emigrantëve në Kumanovë

MPB ka penguar tentim për kontrabandë të emigrantëve në Kumanovë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom