• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Muzika nga Maqedonia në koleksionin holandez

March 1, 2018
in BALLINA, LAJME
Muzika nga Maqedonia në koleksionin holandez
Share on FacebookShare on Twitter

Në hapësirat e ansamblit “Tanec” sot do të mbahet prezantimi i shkurtër i Piter Endendajk, koleksionist i muzikës së Maqedonisë nga Holanda dhe do të ketë ekspozitë të fotografive të bëra nga tre holandezë në Ohër dhe Strugë gjatë viteve të 70-ta.

Siç kumtoi Ambasada holandeze, Peter Endendajk dhe Anemik den Aul nga Holanda e kanë blerë pllakën e parë me muzikë nga Maqedonia para 55 viteve. Prej atëherë çdo vit vijnë në Maqedoni, duke e quajtur shtëpinë e tyre të dytë. Në faqen e tyre në internet mund të shihen të dhëna të hollësishme për rreth 700 albume me muzikë nga Maqedonia dhe edhe disa mijëra albume me muzikë nga Ballkani. Gjatë tridhjetë viteve të fundit, një pjesë të madhe të këtij koleksioni edhe e kanë digjitalizuar, duke e mbrojtur në këtë mënyrë një pjesë të paçmueshme nga trashëgimia kulturore e Maqedonisë.

Duke i ndjekur gjurmët e gazetarit dhe shkrimtarit të njohur holandez A. den Doolaard, tre holandezët, Fred Bolp, Marja dhe Karlus Koumpan bënin pushime verore në Liqenin e Ohrit në periudhën nga viti 1973 deri në vitin 1975. Gjatë asaj periudhe ata i kanë fotografuar dhe incizuar muzikantët në rrugët e Strugës, Ohrit dhe fshatrave të rrethinës – veçanërisht gjatë fundjavave kur mbaheshin edhe shumë dasma. Një pjesë e këtyre fotografive do të ekspozohen në ngjarjen, në të cilën janë paralajmëruar fjalime të ministrit të Kulturës Robert Alagjozovski dhe ambasadorit të Mbretërisë holandeze Vauter Plomp.


Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Tags: Ambasada holandezeTanec
Next Post
“Tvrdokornite” do ta bllokojnë Aeroportin ndërkombëtar Shkupi

“Tvrdokornite” do ta bllokojnë Aeroportin ndërkombëtar Shkupi

Tridhjetë ditë paraburgim për këshilltarin e kryetarit të Shuto Orizares

Tridhjetë ditë paraburgim për këshilltarin e kryetarit të Shuto Orizares

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom