VMRO-DPMNE vazhdon të përhapë lajme të rrejshme dhe me atë të punojë në dëm të qytetarëve dhe të Republikës së Maqedonisë. Kryetari i LSDM-së dhe kryeministër i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev në intervistë për Rojters i përsëriti qëndrimet e deritanishme të cilat janë të njohura për opinionin dhe kumtoi propozime të cilat janë me përcaktim gjeografik dhe të cilat vijnë nga ndërmjetësuesi Methju Nimic.
VMRO-DPMNE duhet të informohet se agjencia e lajmeve Rojters e rregulloi publikimin e saj dhe tani është tërësisht qartë se bëhet fjalë për propozime të cilat Maqedonia nuk i propozon, por i shqyrton, si dhe se bëhet fjalë për kërkim të zgjidhjes pa pasur nevojë të ndryshohet Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë.
Qartë është se VMRO-DPMNE nuk mund të qetësohet me përparimin e Republikës së Maqedonisë. Për shkak të politikave të dëmshme të VMRO-DPMNE-së, Republika e Maqedonisë me vite ishte shtet i izoluar me pozitë të rënuar ndërkombëtare. Për dallim nga ajo, sot mediat botërore Maqedoninë e përshkruajnë si shtet, i cili përhap miqësi dhe bashkëpunim në vend të konfliktit, ndërsa Rojters, Shpigel, Euronjuz dhe Fajnenshëll Tajms, janë vetëm pjesë e mediave të cilat janë të interesuara për përparimin që Maqedonia e realizon në reformat vendore, politikën ndërkombëtare dhe zgjidhjen e kontestit me Republikën e Greqisë. Pse VMRO-DPMNE-së aq shumë i pengon pozita ndërkombëtare e përforcuar e Maqedonisë?, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.