Një polic i cili e ka siguruar selinë e BE-së në Shkup, mbrëmë është lënduar me gurë nga një person i cili ka marrë pjesë në protestën e organizuar nga Kongresi botëror maqedonas dhe Bashkësitë maqedonase në Evropë. Tek një person janë gjetur koktej molotovi, ndërsa janë djegur edhe flamuj të Greqisë dhe të Shqipërisë.
Siç kumtuan nga MPB-ja, gjatë protestës së djeshme, e cila filloi në orën 18:00 para selisë së BE-së në Shkup, ndërsa vazhdoi para Kuvendit, gjatë arritjes së qytetarëve, nga ana e disa personave janë gjuajtur gurë drejt ndërtesës së BE Info Qendrës, ku me një gur është goditur nëpunësi policor në pjesën e kofshës së majtë.
Gjatë marrjes së masave dhe aktiviteteve, në parkun “Gruaja Luftëtare” në Shkup janë gjetur pesë shishe me lëndë djegëse, ndërsa në lidhje me ngjarjen është arrestuar K.G. (24) nga Shkupi. Pas bisedës së kryer. K.G. është mbajtur në stacionin policor. Gjatë protestës, para Kuvendit, nga ana e disa personave të panjohur janë djegur flamuj të Republikës së Greqisë dhe të Republikës së Shqipërisë.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.