• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Filipçe nënshkroi marrëveshje me organizata qytetare për aktivitete për parandalim nga HIV

February 28, 2018
in BALLINA, LAJME
Filipçe nënshkroi marrëveshje me organizata qytetare për aktivitete për parandalim nga HIV
Share on FacebookShare on Twitter

Pesëmbëdhjetë organizata qeveritare, të cilat aplikuan në thirrjen publike të Ministrisë së Shëndetësisë do të marrin 47 milionë denarë për aktivitete të verifikuara në Programin për mbrojte të popullatës nga infeksioni HIV për këtë vit. Ata sot me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe nënshkruan marrëveshje, me të cilat do t’u sigurohen mjetet.

“Republika e Maqedonisë është shteti i parë në rajon i cili tërësisht e ndërmerr financimin e programeve parandaluese për HIV dhe tuberkulozë nga Fondi global, i cili e njohu këtë lidership. Kemi kënaqësinë që këtë vit më 9 dhe 10 maj bordi i Fondit global të mbahet në shtetin tonë. Qeveria vendosi prioritet dhe siguroi  mjete nga buxheti kombëtar që të vazhdojë me programet për parandalim, diagnozë dhe për mjekim të pacientëve me HIV dhe tuberkulozë”, theksoi Filipçe në konferencë për media.

Филипче прес1

Ministria e Shëndetësisë, theksoi, i njohu organizatat qytetare si faktor kyç për bashkëpunim dhe implementim të mëtejshëm të këtyre programeve, duke marrë parasysh përvojën e madhe të deritanishme, si dhe kontaktin me target grupet.

“Publikuam dy thirrje në të cilat u paraqitën 15 organizata qytetare dhe sot i nënshkruajmë marrëveshjet për bashkëfinancim kombëtar. Maqedonia ka shkallë  jashtëzakonisht të ulët të infektimit me HIV madje edhe në grupet më të rrezikshme. Shpresoj se edhe më tutje së bashku me organizatat qeveritare do të punojmë në përgjigjen kombëtare kundër kësaj sëmundjeje”, shtoi Filipçe.

Kryetarja e Komisionit kombëtar për HIV/SIDA pranë Ministrisë së Shëndetësisë, dr. Milena Stevanoviq nga Klinika për sëmundje infektive tha se në programin parandalues të HIV në mënyrë aktive do të përfshihen institucionet shëndetësore, të cilat do të kenë detyrë të ruajnë prevalencën e ulët të HIV-it. Bara, potencon, do të bie mbi Institutin për shëndet publik, qendrat për trajtim nga varshmëritë, Klinika për sëmundje infektive dhe qendrat për shëndet publik.

“Puna e këtyre institucioneve do të monitorohet dhe evoluohet nga Komisioni kombëtar për HIV/SIDA pranë Ministrisë, e cila do të ketë për detyrë të sigurojë qasje multidisiplinare me institucionet. Infeksioni HIV është problem multidisiplinar dhe do të kemi nevojë për pjesëmarrje edhe të institucioneve tjera në realizimin e këtij programi”, shtoi Stevanoviq.

Hristian Jankullovski nga HOPS – opsione për jetë të shëndetshme, një nga organizatat anëtare të platformës HIV, tha se për programet për HIV për këtë vit janë siguruar 95 milionë denarë, nga të cilat 47 milionë denarë janë për programet parandaluese të cilat do t’i implementojnë 15 shoqata, rreth 43 milionë denarë janë për trajtimin për HIV, ndërsa pjesa e mbetur prej pesë milionëve janë për Institutin për shëndet publik, qendrat për shëndet publik të cilat janë të lidhura me monitorim, evaluim të këtyre programeve.


Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Tags: HIVMinistria e ShëndetësisëVenko Filipçe
Next Post
Teodorakis: Rruga e Shkupit deri në NATO dhe BE kalon përmes Athinës

Teodorakis: Rruga e Shkupit deri në NATO dhe BE kalon përmes Athinës

Maqedonia nuk ka nevojë për aranzhman me FMN-në, mund të shfrytëzohet ndihmë për reformat në financat publike

Maqedonia nuk ka nevojë për aranzhman me FMN-në, mund të shfrytëzohet ndihmë për reformat në financat publike

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom