• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

“Ta nea”: Emrat në draft marrëveshjen janë maqedonisht, pa përkthim dhe të shkruar në një fjalë

February 26, 2018
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
“Ta nea”: Emrat në draft marrëveshjen janë maqedonisht, pa përkthim dhe të shkruar në një fjalë
Share on FacebookShare on Twitter

Athina preferon emri i ri të jetë në gjuhën maqedonase, i papërkthyer dhe i shkruar në një fjalë, raporton gazeta “Ta Nea” në analizën e sotme për draft marrëveshjen të cilën Greqia do t’ia dërgojë Maqedonisë.

Dokumenti i përgatitur në 20 faqe, sipas gazetës, Koxias ja ka dërguar Cipras të martën e kaluar para udhëtimit të kryeministrit të Greqisë për në Bruksel që të mundet pikat kryesore t’i prezantojë para Merkelit dhe Junkerit, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Draft marrëveshja e Greqisë përmban katër nga pesë emrat e pakos fillestare të ideve të ndërmjetësuesit Nimic, sepse propozimi “Republika e Maqedonisë-Shkup” është refuzuar që në takimin e Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev në Davos.

“Duket se Athina preferon emër të ri dhe të përhershëm të shkruar në sllovenisht, të mos përkthehet dhe të jetë një fjalë e vetme (shembull Горнамакедонија ose Новамакедонија). Kyçe për Athinën është çështja për ndryshimin e Kushtetutës së Shkupit”, shkruan “Ta nea” në botimin e sotëm dhe komenton se Athina kërkon që të ketë ndryshim të emrit kushtetues aktual.

Greqia dëshiron edhe garanci ligjore që ndonjë qeveri e ardhshme në Shkup nuk do të bëjë përpjekje ndaj ndryshimit të Kushtetutës, por dhe propozon, ratifikim të marrëveshjes në Parlamentin e Greqisë të jetë pas referendumit në vendin tonë.

Sipas deklaratave të sotme të shefit të diplomacisë greke, propozimi nga ana e Greqisë do të përmbajë shtatë pika dhe do të përfshijë, përveç emrit dhe të gjitha temat dhe çështje të tjera lidhur me emrin.

Siç raportoi të shtunën MIA, Nikos Koxias, duke folur për programin e parë të radios shtetërore greke, tha se draft marrëveshja me siguri do të dërgohet në Maqedoni dhe më pas ai do të udhëtoj për në Shkup.


Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Tags: ta nea
Next Post
Eurodeputetët Vajgëll, Flekeshtajn dhe Kukan në Shkup në Kosap

Vajgëll: Opozita të kyçet në punën e Parlamentit

Kosap: Maqedonia të qëndrojë në reformat e planifikuara

Kosap: Maqedonia të qëndrojë në reformat e planifikuara

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom