Maqedonia të qëndrojë në reformat e planifikuara që do të mundësonin marrjen e datës për fillim të bisedimeve, është porosia kryesore nga Konferenca e 13-të e Komisioneve Parlamentare për çështje dhe integrime parlamentare të vendeve të inkuadruara në procesin e stabilizimit dhe asocimit nga EJL- Kosap.
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në fjalimin e tij tha se për Maqedoninë nuk është synimi kryesor anëtarësimi në BE, por procesi të shfrytëzohet që vendi të formojë demokraci të vërtetë evropiane ku do të sundojë drejtësia.
“Mësimin e mësuam në shtëpi, ndoshta mund të punojmë më shpejt në reformat, në të njëjtën kohë punojmë, por jo vetëm me intervenime ligjore, por edhe me atë që ambasadori Xhes Bejli e quan ndryshim të sjelljes”, theksoi Dimitrov duke numëruar pjesë të reformave që po realizohen.
Theksoi se qytetarët në Maqedoni janë zgjuar dhe nuk lejojnë gabime dhe keqpërdorime, ndonjëherë edhe të tepruara.
Lidhur me reformat në gjyqësi, Dimitrov tha se disa punë tashmë janë bërë.
“Të themi se e çmontuam trupin që sipas Pribesë ishte përdorur për presione politiko-partiake-Komisioni për verifikimin e fakteve. Bisedojmë me opozitën për ligjin për mbrojtje të dëshmitarëve dhe të tjera, por për reformë të vërtetë nuk do të mjaftojë as pushteti ekzekutiv, as pushteti ligjvënës, do të duhej edhe pushteti gjyqësor ta ndërmarrë përgjegjësinë. Do të duhet të mësojnë të mos përgjigjen në telefona”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë.
Shumë shpejt pas arritjes së marrëveshjes me Bullgarinë, sipas Dimitrovit, ka përfitime të dukshme politike edhe ekonomike. Sfida jonë e ardhshme janë raportet me Greqinë dhe problemi rreth emrit.
“Këtu nuk mundet të mos përmend se ky problem i parë juridikisht nuk do të duhej të ishte pengesë për integrimet tona evropiane sepse Greqia ka detyrim juridik të mos negociojë për integrimet tona duke shfrytëzuar emrin si pretekst nga Marrëveshja e përkohshme kohore nga viti 1995. Kjo u bë një herë në Bukuresht në vitin 2008 dhe Gjykata Ndërkombëtare e Hagës vërtetoi se me këtë është shkelur Marrëveshja e përkohshme, por, ne kemi problem politik sepse duam të bëhemi aleatë në BE dhe NATO, ndërsa me Greqinë nuk mund të bëhemi aleatë nëse shkelmojmë dhe fajësojmë njëri-tjetrin”, tha shefi i diplomacisë.
Ai vlerëson se kjo është mundësi e madh edhe për Greqinë, sepse kjo pjekuri e Maqedonisë, siç tha ai, që ta zëvendësojë nacionalizmin sipërfaqësor me patriotizmin vizionar dhe të mendojë se ku mund të jemi për 10 ose 20 vjet nga sot është një shans që duhet shfrytëzuar.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.