• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Eurodeputetët Vajgëll, Flekeshtajn dhe Kukan në Shkup në Kosap

February 26, 2018
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Eurodeputetët Vajgëll, Flekeshtajn dhe Kukan në Shkup në Kosap
Share on FacebookShare on Twitter

Në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë nesër do të mbahet Konferenca e 13-të e Komisioneve parlamentare për çështje dhe integrime  evropiane  të shteteve të përfshira me procesin për stabilizim dhe asocim nga EJL  – Kosap. Folës të ftuar të konferencës janë edhe treshja e eurodeputetëve Ivo Vajgëll, Knut Flekeshtajn dhe Eduard Kukan.

Konferenca ka dy sesione, për Perspektivat Evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe për sundimin e së drejtës në Ballkanin Perëndimor.

Në hapjen do të flasë kryetari i parlamentit Talat Xhaferi, ndërsa si folës mysafir në sesionet përveç treshes së eurodeputetëve janë paralajmëruar edhe euro ambasadori Samuel Zhbogar, Kristian Vigenin, kryetar i Komisionit për çështje evropiane dhe kontrolle të Fondeve Evropiane, ambasadori i SHBA-së në Maqedoni Xhes Bejli, si dhe ministrat  e Punëve të Jashtme dhe Drejtësisë,  Nikolla Dimitrov dhe Bylent Saliji.

Organizator është Komisioni parlamentar për çështje evropiane. Kryetari i Komisionit Artan Grubi thotë se konferenca bëhet mes periudhës së publikimit të Strategjisë për Ballkanin Perëndimor nga KE-ja, pas vizitës së presidentit të BE-së Zhan – Klod Junker në Maqedoni që të bëhet një lloj presioni që Maqedonia të marrë raport pozitiv për përparimin dhe rekomandim të pastër për fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE.

Në konferencë është paralajmëruar pjesëmarrje e 190 pjesëmarrësve nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Turqia, Mali i Zi dhe Bullgaria, që është kryesuese aktuale. Janë ftuar edhe përfaqësues të shoqërisë akademike në Maqedoni, dyzet organizata civile si dhe kori diplomatik.

Siç është paralajmëruar, në fund të konferencës do të miratohet  deklaratë e përbashkët.

Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Tags: FlekenshtajnkonferencëKukanVejgëll
Next Post
Dëbora ka vështirësuar qarkullimin

Dëbora ka vështirësuar qarkullimin

Inkluzion social përmes sipërmarrësisë

Inkluzion social përmes sipërmarrësisë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom