Me organizimin e Iniciativës për Unitet dhe Angazhimin e Romëve, sot në Shkup do të prezantohet Deklarata për qëllime strategjike dhe interesa të romëve në Republikën e Maqedonisë.
Në periudhën e kaluar, grupe të ndryshme, përfaqësues të komunitetit rom në Maqedoni, siç thonë organizatorët, biseduan dhe debatuan për përpjekje të përbashkëta të romëve në Maqedoni, nga ku u nxit debati për Deklaratën për qëllime dhe interesa strategjike.
“Asgjë nuk është ideale derisa nuk unifikohemi në realizimin e synimeve tona, për ato të cilat i diskutuam. Konteksti është dinamik dhe i ndryshueshëm, ndërsa qëllimet e vendosura publikisht, janë pozita të zbuluara në interval kohor të caktuar të palëve të kyçura të cilat mund të ndikojnë për të ndryshuar kontekstin në të cilin veprojmë”, thonë organizatorët.