• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

MPPS: Janë konfirmuar shkelje të ligjit, do të ketë padi kundërvajtëse dhe penale për rastin R.I

February 21, 2018
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
MPPS: Janë konfirmuar shkelje të ligjit, do të ketë padi kundërvajtëse dhe penale për rastin R.I
Share on FacebookShare on Twitter

Shkelje të ligjeve për mbrojtje sociale dhe të familjes, akte nënligjore, akte të përgjithshme, individuale dhe të tjera të miratuara në lidhje me procedurën për vendosjen e personave nën kujdestari, akomodimin e një fëmije në një institucion dhe akomodimin e një fëmije pa kujdes prindëror në familje kujdestare. Këtë e ka konstatuar  inspektimi social në vëzhgimin e jashtëzakonshëm inspektues, i cili u zhvillua dje në Qendrën ndërkomunale për punë sociale të Qytetit të Shkupit me qëllim që të hetohen të gjitha rrethanat në rastin e vajzës minorene R.I.

Në bazë të rezultateve të deritanishme, siç informon sot Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), përgatisin padi kundërvajtëse dhe penale për persona përgjegjës dhe profesionistë, ndërsa të gjitha njohurit dhe dëshmitë për këtë rast dorëzohen në Prokurorinë Publike Themelore.

MPPS kumtoi se në periudhën derisa R.I ka qenë e akomoduar në një familje kujdestare dhe në procedurën për mbajtjen e kujdestarisë ndaj një personi minoren, është konstatuar se kujdestarët janë ndërruar shpesh dhe kanë munguar elemente kyçe nga funksioni i kujdestarisë.

Qendra disa herë ka dhënë pëlqim për takimin dhe qëndrimin e minorenes R.I tek prindërit e saj edhe krahas asaj që u është marrë ushtrimi i të drejtës prindërore ndaj tre fëmijëve minorenë, për shkak zë keqpërdorimit të vazhduar dhe lënien pas dore të detyrës prindërore. Është dokumentuar siç theksohet, se gjatë qëndrimit te prindërit, ajo sërish është dhunuar dhe detyruar të lypë.

Krahas evidentimit të përgjegjësisë në Qendrën për Punë Sociale, MPPS paralelisht e heton edhe punën e Entit për Kujdesin e Fëmijëve me Probleme Edukativo-Sociale dhe Sjellje Shqetësuese, ku në vijim është ekspertizë inspektuese. 

 

Tags: hetimeMPPSpërgjegjësi
Next Post
Qeveria do t’i tejkalojë dallimet midis komunave shqiptare dhe atyre maqedonase

Qeveria do t'i tejkalojë dallimet midis komunave shqiptare dhe atyre maqedonase

Turqia do të vazhdojë me operacionin në Afrin madje edhe nëse kurdët sirianë arrijnë marrëveshje me damaskun për ndihmë

Turqia do të vazhdojë me operacionin në Afrin madje edhe nëse kurdët sirianë arrijnë marrëveshje me damaskun për ndihmë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom