Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Koxijas e ka njoftuar Kryeministrin grek Aleksis Cipras për ngjarjet e fundit në negociata e emrit. Koxijas, sipas mediave greke, mbrëmë e ka vizituar pallatin e Kryeministrit dhe në takim tet-a-tet e ka informuar Ciprasin për kontaktet dhe bisedat që i ka pasur në ditët e fundit, lidhur me kontestin e emrit.
Në takimin, i cili nuk u paralajmërua paraprakisht, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, kumtesën zyrtare, por edhe hollësi shtesë nuk ka, as nga MPJ-ja greke, e as nga kabineti i Kryeministrit grek.
Siç publikoi dje MIA, Aleksis Cipras realizoi bisedë në telefon me Angela Merkelin, ndërsa mes tjerash kanë biseduar edhe për çështjen e emrit, por janë dakorduar të takohen nesër në Bruksel në takimin joformal të liderëve të BE-së.
Biseda telefonike Cipras – Merkel u realizua vetëm një ditë para vizitës së Kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev në Berlin dhe takimit me kancelaren gjermane.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.