• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Hiqen tabelat e autostradës me emrin “Aleksandri i Madh”

February 20, 2018
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Hiqen tabelat e autostradës me emrin “Aleksandri i Madh”
Share on FacebookShare on Twitter

NP “Rrugët e Maqedonisë” në terren i hoqën tabelat e komunikacionit me emrin e deritanishëm të autostradës “Aleksandri i Madh” në Korridorin 10,  ndërsa të cilat sipas vendimit të Qeverisë duhet të zëvendësohen me të reja që do ta mbajnë emrin “Miqësia”.

Nga ndërmarrja publike për rrugë shtetërore informojnë se veçmë  i kanë porositur 19-të tabelat e komunikacionit me emrin e ri. Furnizimi i tabelave të reja do të kushtojë 4.940.000 denarë.

Me vendimin e Qeverisë, emër të ri mori edhe aeroporti i Shkupit, por ende nuk ka informata zyrtare konkrete për procedurën e ndërrimit të emrit “Aleksandri i Madh” në “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup”.

“E ndjekim zhvillimin e ngjarjeve. Kur të marrim instruksione detajore nga Qeveria, për kryerjen e Vendimit, do të veprojmë sipas tre instruksioneve. Sipas instruksioneve do të rrjedhë edhe procedura  për ndryshim të shenjës me emrin e aeroportit, që është aktivitet i cili do të kërkojë realizimin e  procedurave teknike adekuate, para se të ndodhë vetë faktori i ndryshimit”, informuan kohë më parë nga TAV, koncesioneri i aeroporteve të Maqedonisë.

Vendimi për riemërimin e autostradës dhe të aeroportit hyri në fuqi  në datën 14 të këtij muaji, prej se ishte publikuar në “Gazetën zyrtare”.

Ndryshimi i emrave të autostradës dhe aeroportit, ashtu siç publikoi kryeministri Zoran Zaev pas takimit në Davos me homologun e tij grek Aleksis Cipras, është në shenjë të vullnetit të mirë dhe përmirësimit të marrëdhënieve me Greqinë.

Emri i deritanishëm i autostradës “Aleksandri i Madh” përdoret që nga korriku i vitit 2008, ndërsa kjo ishte përcaktuar me vendimin e Qeverisë paraprake.

Nga dhjetori i vitit 2006, sërish, gjithashtu me vendim të Qeverisë paraprake, aeroporti i Shkupit e mori emrin “Aleksandri i Madh”.

Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

 

Next Post
Paraqituni në seminarin për gazetarë qytetarë në Kumanovë

Paraqituni në seminarin për gazetarë qytetarë në Kumanovë

Zaev-Çaba: Përkrahje nga Kanadaja për integrimin e Maqedonisë në NATO

Zaev-Çaba: Përkrahje nga Kanadaja për integrimin e Maqedonisë në NATO

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom