Gjykata Penale në Shkup dje gazetares Ivona Talevska për rastin “Tifani” të PSP-së i caktoi dënim me kusht prej dy viteve, në qoftë se gjatë katër viteve të ardhshme nuk bën vepër të re dhe detyrim që për një vit ta paguajë tatimin që paraprakisht nuk e ka paguar.
Seanca gjyqësore, të cilën e udhëhiqte gjykatësja Sofija Laliçiq filloi në orën 11:30, ndërsa aktvendimin këshilli gjyqësor e publikoi në orën 14:30.
Paraprakisht, para gjykatës Talevska pranoi fajin për akuzat për evazion tatimor, ndërsa mbrojtja kërkoi që Gjykata ta marrë parasysh pranimin e saj, si edhe atë që ajo është shtetase e RM-së, punon në TV Sitel, ka familje në Maqedoni dhe deri tani nuk ka qenë e dënuar.
Prokurorja Elena Josifovska tha se është e kënaqur që Talevska e pranuar veprën, por që do të presin që ta marrin aktvendimin që të vendosin se nëse do të dorëzojnë ankesë.
Ivona Talevska në afat prej 30 ditësh duhet të paguajë gjobë prej 1.000 eurosh, ndërsa në afat prej një viti duhet të paguajë tatim personal në vlerë prej 1.671.611 denarësh dhe shumë plotësuese 1.145.979 denarë tatim si përfaqësuese e firmës “Smart”. Afati për ankesë për aktvendimin është 15 ditë.
Smart grupacioni, madje, duhet të paguajë gjobë prej 200 mijë denarësh në afat prej 30 ditëve, ndërsa në afat prej një viti edhe tatimin i cili nuk është paguar dhe është 1.038.698 denarë.
Talevska dhe Smart grupacioni duhet t’i ndajnë shpenzimet gjyqësore prej 2.000 denarësh dhe shpenzimet për ekspertizë prej 76 mijë denarësh.