• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Rregullatorët e Maqedonisë dhe Bullgarisë biseduan për zbritjen e çmimeve të roamingut

February 19, 2018
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Rregullatorët e Maqedonisë dhe Bullgarisë biseduan për zbritjen e çmimeve të roamingut
Share on FacebookShare on Twitter

Njerëzit e parë të trupave rregullatore për komunikime elektronike të Maqedonisë dhe të Bullgarisë në takimin në Shkup biseduan për mundësitë për zbritje të çmimeve të shërbimeve të roamingut mes parapaguesve në Maqedoni dhe Bullgari.

Gjatë vizitës së kryetarit të trupit rregullator, kompetent për komunikime elektronike në Bullgari, Rosen Zheljazkov në Agjencinë e Maqedonisë për Komunikime Elektronike (AKE) Sasho Dimitrijoski të premten është folur për aktivitetet e dy trupave rregullatore gjatë periudhës së kaluar dhe për vazhdim të bashkëpunimit në pajtim me Memorandumin e nënshkruar për mirëkuptim me qëllim që të thellohet këmbimi i përvojave në fushën e rregullimit të tregut të komunikimeve elektronike.

Nga AKE kumtojnë se në Komisionin për rregullim të komunikimeve (KRRK) i kanë bërë thirrje Bullgarisë të inkuadrohet në Marrëveshjen për roaming rajonal të cilën që nga viti 2014 e nënshkruan ministritë kompetente për komunikime elektronike të Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës. Në pajtim me nenin 4 të kësaj Marrëveshje parashihet që në procedurë adekuate, asaj mund t’i bashkangjiten të gjitha shtetet përfshirë edhe anëtaret e Bashkimit Evropian.

Pas Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim, më 23 nëntor të vitit të kaluar, ministri i Maqedonisë i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe ministri i Bullgarisë i Transportit dhe Teknologjive Informatike, Ivajllo Moskovski nënshkruan memorandum për mirëkuptim me të cilin, siç ishte paralajmëruar, do t’i nxisin operatorët të lidhin kontrata për çmime më të ulëta gjatë bisedës, porosive dhe internetit në roaming. Tani, për një minutë bisedë në roaming nga Bullgaria në Maqedoni paguhet mes 90 dhe 210 denarë dhe 750 denarë për megabajt internet.

Risi për uljen e paralajmëruar të çmimeve në roamingun mes dy shteteve priten në samitin e ardhshëm dixhital, organizator i të cilit do të jetë Maqedonia në prill dhe në Samitin për Ballkanin Perëndimor, që duhet të mbahet në maj në Bullgari.


Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Next Post
DAP e mbyllur nga DAP

DAP e mbyllur nga DAP

Sela: Kërcënonin se do të më vrasin

Sela: Kërcënonin se do të më vrasin

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom