• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Ra dorëheqja e parë, e përgjegjësi?

February 19, 2018
in BALLINA, LAJME
Ra dorëheqja e parë, e përgjegjësi?
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i IP Entit për Përkujdesje të Fëmijëve me Probleme Edukativo-Sociale “25Maj”, Stevço Sokolovski, dha dorëheqje për arsye morale, në lidhje me rastin e eksploatimit seksual të minorenes së mbrojtur në Institucion, informojnë nga Ministria për  Punë dhe Politikë Sociale. Presin nga MPB dhe PSP të ndërmarrin masa  në pajtim me kompetencat e tyre, me qëllim që të gjenden dhe sanksionohen personat të cilët e kanë keqpërdorur viktimën e mitur.

“Komisioni veçmë konfirmoi se shërbimet profesionale dhe kujdestari i caktuar disa herë i kanë alarmuar institucionet kompetente për eksploatim të mundshëm seksual të R.I.. Tani hulumtohen të gjitha elementet e mbetura për dështim të mundshëm nga ana e kujdestarit të caktuar paraprak”, thuhet në kumtesën e MPPS-së.

Prej atje presin MPB dhe PSP të ndërmarrin masa sipas kompetencës së tyre, me qëllim që të gjenden dhe sanksionohen personat të cilët e kanë keqpërdorur viktimën minorene.

“Në këtë rast do të dëshironim të theksojmë,  se përmes rastit të R.I. tregohen anomalitë e sistemit të çekuilibruar të mbrojtjes sociale, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijë në rrezik specifik. Është evidente nevoja e koordinimit më të mirë mes të gjitha institucioneve dhe  vendosja e sistemit i cili me të vërtetë do t’i mbrojë fëmijët me rrezik social”, potencojnë nga Ministria.

Në këtë drejtim theksojnë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në mënyrë intensive punon në procesin e deinstitucionalizimit. Deri nga mesi i vitit 2018, do të fillojë transformimi i institucioneve për përkujdesje të fëmijëve në rrjet të grupeve të vogla të institucioneve për kujdes. Kjo reformë, konsiderojnë nga Ministria, do të mundësojë qasje individuale drejt çdo fëmije, kujdes më të mirë dhe zvogëlim të dukshëm nga rreziku nga ngjarjet e tilla të padëshiruara.

Tags: 25 MajiabuzimDorëheqjedrejtorminorenepërdhunimStevço Sokollovski
Next Post
Damask. Forcat qeveritare siriane gjatë orëve të ardhshme do të hyjnë në Afrin

Damask. Forcat qeveritare siriane gjatë orëve të ardhshme do të hyjnë në Afrin

Ra dorëheqja e parë, e përgjegjësi?

Rasti me përdhunimin e vajzës 13-vjeçare ende në fokus të opinionit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom