• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Xhaferi: Opozita të kthehet në Parlament, Maqedonisë nuk i duhen zgjedhje

December 28, 2017
in LAJME, POLITIKË
Xhaferi: Opozita të kthehet në Parlament, Maqedonisë nuk i duhen zgjedhje
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi pret dhe është i bindur se opozita do të inkuadrohet në punën e trupave parlamentar dhe seancat nga 9 janari i vitit të ardhshëm, për kur do të caktohet vazhdim i seancës për ligjin për gjuhë dhe zgjedhje të gjykatësve kushtetues. Xhaferi në takimin e sotëm me gazetarët tha se në vitin 2018 Maqedonisë nuk i nevojiten zgjedhje të reja.

Sipas Xhaferit, kriza politike në Maqedoni përfundoi para gjashtë muajve.

“Pritjet janë se duhet të zgjidhen të gjitha mosmarrëveshjet brenda në partitë politike dhe ditët e para të punës në vitin e ri, nga 9 janari e tutje, Kuvendi të jetë në përbërje të plotë, me pjesëmarrje të opozitës dhe të gjithë partive politike, duke i pasur parasysh edhe deklaratat e tyre paraprake se do të jenë të pranishëm. Dhe posaçërisht për ligjet reformuese, në kontekst të pritjeve nga Raporti i KE-së dhe progresin e Republikës së Maqedonisë”, deklaroi parlamentari i parë.

Xhaferi pret që viti 2018 të jetë me rrjedhë të rregullt të punës.

“Këtë edhe e dëshiroj dhe e pres nga partitë politike”, tha Xhaferi.

Është përgatitur draft version i Rregullores për punën e Kuvendit që së bashku me Kodeksin etik duhet të shqyrtohen në kuadër të procesit “Zhan Mone”, takim i përfaqësuesve të grupeve të deputetëve i cili, sipas Xhaferit pritet të ndodhë në rrethinën e Parisit më 25 dhe 26 janar.

Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

 

Tags: KuvendTalat Xhaferithirrje
Next Post
Haziri: Mediat janë partneri më besnik i shoqërisë qytetare

Haziri: Mediat janë partneri më besnik i shoqërisë qytetare

Bilalli: Mediat duhet të lirohen nga presioni politik

Bilalli: Mediat duhet të lirohen nga presioni politik

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom