Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]N[/dropcap]uk e kemi të njohur planin e Hristijan Mickoskit për atë se çfarë mendon të bëjë si kryetari i ri i VMRO-DPMNE. Mirëpo, e dimë planin e Gruevskit: ai mendon Mickoski të luajë sipas planit të tij.
Ndërsa plani i Gruevskit, si prodhim i “analizës së thellë” pas zgjedhjeve, është i thjeshtë: në parti vlon nga tradhtarë, me ata duhet urgjentisht të pastrohet, LSDM ka kohë që janë tradhtarë me tapi, edhe me atë duhet urgjentisht të pastrohet, bashkësia ndërkombëtare u ndihmon tradhtarëve, edhe me ata duhet të pastrohet, ndërsa të gjithë që nuk pajtohen me këtë, janë tradhtarë, edhe me ata duhet të pastrohet, urgjentisht…
Si do të pastrojë Mickoski me të gjithë këta tradhtarë? Kështu që do t’i shfrytëzojë shërbimet këshillëdhënëse dhe operative të familjes, të udhëhequr nga presidenti i nderit i partisë.
Kjo është trashëgimia e mrekullueshme ideologjike dhe politike të cilën Familja ia la amanet, si program politik për të ardhmen, e presidentit të ri të VMRO-DPMNE. Kështu që, zgjedhja e tij në mënyrë demonstrative e realizuan ashtu që absolutisht askush, as në shtëpi as në botë – posaçërisht vetë Mickovski – të mos dyshojë se presidenti i tretë i VMRO-DPMNE është zgjedhur si rezultat i dëshirës së dëshirës ekskluzive të Familjes.
SI thuhet, nëse “lëviz” nga agjenda e dhënë, mund të jetë edhe “si erdhi, ashtu shkoi”!
Ne nuk e dimë se çfarë mostre politike është z. Mickoski. Nëse gjykohet sipas fjalimit të tij prej pesëmbëdhjetë minuta pas zgjedhjes në Vallandovë, në atë nuk ka shumë “material” për befasi të mëdha: fjalim i mërzitshëm plot me floskula politike ( nga një fjali për çdo gjë dhe për secilin, prej të papunësuarve, deri te bujqët, sikur ia ka shkruar Protugjer, me angazhim të qartë për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO. Edhe kjo është diçka.
Por, shih çudi, ditën e ardhshme, pas kryqëzimit para ikonës në kishën e Strumicës, Mickoski deklaroi qartë, me pasion Krishter, i replikoi në dialektin e Vallandovës mentorit të tij politik, Gruevskit:”Njerëzit gjatë rrugëtimit jetësor marrin vendime të ndryshme, disa nga këto ndonjëherë mund të jenë të gabueshme, pjesa më e madhe janë të drejta. Si njerëz dhe si të Krishterë, duhet të mësojmë si të falim dhe të udhëzojmë për gabimet dhe t’i kuptojmë të njëjtat, ndërsa ata që gabojnë duhet të mësojnë të marrin mësim nga gabimet dhe të mos i përsërisin të njëjtat. Si popull dhe si qytetarë të këtij shteti kemi nevojë për pajtim, tolerancë dhe mirëkuptim për të gjithë tjerët…”
Opaaa! E tradhtarët? Edhe ata do t’i falim, edhe me ata do të pajtohemi, do të tolerohemi dhe do t’i kuptojmë?!
Nga e gjitha e treguar më lartë, mendoj se duhet të presim edhe një periudhë të caktuar, që të shohim se me cilin saktësisht do të kemi punë në krye të partisë më të madhe opozitare. Ai ( ende) nuk i kontrollon të gjitha makineritë në parti. Fraksionet e atjeshme së shpejti do t’i dorëzojnë kërkesat e tyre, ndërsa edhe bashkësia ndërkombëtare së shpejti, pa shumë takt, do t’i kumtojë se çfarë saktësisht pritet nga ai në vitin 2018, duke e marrë parasysh agjendën e sheshtë ndërkombëtare dhe të vendit për Maqedoninë.
Mirëpo, një gjë e kam të qartë që tani: Mickoski dhe Zaev sikur kanë ardhur nga dy bota të ndryshme, nga dy galaksi të ndryshme! Bekgraundet e tyre sociale, arsimore, kulturore, politike, po edhe morale– ndoshta me përjashtim të sentimenteve krishtere te të dytë – pothuajse nuk kanë pikë të përbashkëta. Këtu rëndë se do të ketë kimi. Në mënyrë plotësuese, ndjej një përbuzje “familjare” te Mickoski ndaj Zaevit…
Mëkat. Për Maqedoninë.