[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]D[/dropcap]-r Venko Filipçe, ministri i ri i shëndetësisë pothuajse i “sapolindur” në qeverinë e Zaevit, është prodhim tipik shëndetësor maqedonas – “gërshetimit të zorrëve”: ai është profesionist i lëvduar në fushën e tij neuro-kirurgjike, por me qëndrime politike mjaftë lëkundëse dhe me lidhje komplekse fisnore-dhëndërore dhe relacione miqësore të cilat e bëjnë të pranueshëm për cilën do përbërje që sundon me “nëntokën” dhe “sipërfaqen” shëndetësore maqedonase.
Për shembull, z.Filipçe tregoi se nuk ka problem moral të nënshkruhet nën shpalljet kontra-plenume të profesorëve në mbrojtje të vlerave të cilat në politikë i përfaqësonte Gruevski, e pastaj të bëhet këshilltar i shëndetësisë së Zaevit, i cili në një kërcim superior i rrënoi vlerat të cilat në politikë i përfaqësonte Gruevski. Natyrisht, me një stres të tillë post -traumatik politik, tani doktori ka amnezi të butë për atë fazë të jetës.
Ministri i ri – për të cilin thonë se është produkt i “lobit femëror” në kuzhinat e LSDM – është “fëmija” i sistemit shëndetësor në të cilin me dekada zhvillohet luftë epike mes forcave të së Mirës dhe forcave të së Keqes, në të cilën pacientët janë në tërheqje të vazhdueshme para forcave të korrupsionit, farmacisë, nepotizmit, mitomanisë, luftërave për karrige të drejtorëve, sqimët e profesorëve dhe gabimeve të mjekëve.
Me fjalë tjera, nuk do të duhej të ketë diçka që për doktor Filipçen në shëndetësi nuk është e njohur, ose së paku e qartë në mënyrë teorike. Sikur ka dalë nga batuta se mjekësia sot është aq e avancuar, sa që nuk ka më të shëndoshë.
Kjo është pika në të cilën fillon të na kaplojë djersa e ftohtë.
Kam një mik i cili thotë se, nëse të ofrojnë të zgjedhësh të bëhesh drejtor i Deutsche Bank në Gjermani ose ministër për shëndetësi në Maqedoni, duhet të jesh budalla i madh, e të largohesh nga Gjermania! Nëpër shëndetësinë e Maqedonisl kalojnë aq shumë para, shpenzimi i të cilave, drejtpërdrejtë ose tërthortë, i kontrollon ministri, aq sa duhet vetëm një teshëtimë që të të shërojnë me citostatikë.
Aplikimi i politikës kadrovike e ministrit nëpër klinika, spitale dhe institucione tjera shëndetësore, plus ndërhyrjet rreth fakultetit të shëndetësisë, pastaj pajisja e mjeteve, idetë për qendrën e re klinike në Shkup, importi i barërave dhe pronarët shumë të pasur të kompanive komerciale farmaciste të cilëve nuk do t’u duhej as dy ditë që edhe manastirin femëror në Vodoçë ta shndërrojnë në sallon tajlandez për masazhe erotike…
Ministri Filipçe do të jetë mbi të gjitha këto! Nuk mbaj mend asnjë nga paraardhësve të tij të cilët nuk mbaruan me afera të rënda të procesuara ose të paprocesuara. I fundit me vrap iku pas dy muaj në karrige, ndërsa ai para tij, pasi tentuan ta vrasin, tani, si duket, do të duhet të angazhojë dy palë avokatë që të dëshmojë se është i pafajshëm.
Plus, opinioni i zgjuar! Jo vetëm mediat – ato mezi presin ta kapin në gabimet e para – por edhe opinioni qytetar “ pacientët”…Për shembull, për shkak të ngjarjeve familjare, di nga pak për problemet me diabetin. Njerëzve u ka ardhur mbi kokë nga përfitimet që bëhen mbi fatin e tyre, dhe përderisa nuk ka përmirësime reale, janë të përgatitur që ministrin e ardhshëm, do të thotë këtë, Filipçen – ta lidhin në gomar femër, të kthyer mbrapshtë, dhe ti fusin gomarit në prapanicë një spec aq djegës, sa që ministri do të zhduket nga skena si të jetë i lansuar nga kosmodromi te Bajkonuri!
Për këtë arsye edhe mendoja se është mirë që doktor Filipçes t’i dëshirojmë një mirëseardhje të ngrohtë në karrigen ministrore, me dëshirë që punën ta kryejë me maturi, ndershëm dhe me përgjegjësi, siç na premton z. Zaev.
Përndryshe, gomari pret i lidhur te Bajkonuri…