Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]P[/dropcap]o kalon edhe një ditë me ndotje të tmerrshme të ajrit në Shkup, e ne nuk shohim se dikush po ndërmerr diçka serioze për këtë çështje. Shilegovi dha një deklaratë të pamatur, në fakt budallallëk total – se pas iniciativës për mos shkuarjen e fëmijëve në mësim qëndrojnë motive politike të opozitës (?!) në vend se me maturi të shpjegojë se nëse fëmijët nuk shkojnë në shkollë ku ka ngrohje qendrore, duhet të qëndrojnë në shtëpi, e dikush të kujdeset për fëmijët, e ai dikush të ndez koftorët dhe të digjet nafta, druri, peleta, goma, thëngjill, vjehrra ose shishe plastike, të cilat në mënyrë plotësuese do ta keqësojnë gjendjen me ajrin.
E mundej Shilegovi të kujtohet dhe urgjentisht t’i dërgojë fëmijët deri në një moshë të caktuar në pushim të jashtëzakonshëm dimëror prej një – dy javë në Ohër ose ku ta di unë nëpër male, së bashku me mësimdhënësit, e atje të mbajnë mësim në restorantet e hoteleve ose në natyrë, në vend se të mbyten këtu. Dhe nuk është deri te paratë, por duhet të të kujtohet.
Në të vërtetë, ka masa afatshkurte të cilat autoritetet e qytetit dhe të shtetit i kanë në dispozicion për uljen e kataklizmës ajrore. Ato janë njëqind herë të numëruara nga njerëz më të mençur se unë për këtë temë, kështu që nuk do ta harxhoj kohën me përsëritjen e tyre.
Mirëpo, vlen të mendohet nga sot për zgjidhje më afatgjate. Më lejoni të provoj…
E para, vallë ka ekspertë të cilët do të shpjegonin me ndonjë studim shkencor – të cilin do ta financonte Ambasada e SHBA, për shembull, vallë ndërtimi i pendës Kozjak, prej para dhjetë vite, dhe liqeni i madh që me dhjetëra kilometra shtrihet pas saj, kanë ndonjë ndikim mbi ndryshimin e presionit të ajrit, lagështisë, drejtimit të erërave dhe ndryshimin e mikroklimës mbi Shkup, sepse konspiracionet në internet për këtë temë janë kolorite? Pra, nga një studim të tillë shkencor të nxjerrim përfundime shkencore? Ashtu, jo se unë kuptoj diçka, por vetëm pyes…
E dyta, vallë mundet pushteti shtetëror, për arsye të interesit të lartë të sigurisë nacionale ( shëndete i një të tretës nga njerëzit në vend, për shembull) të mendojë për nacionalizimin e BEG, ngrohësit më të madh të qytetit? Kjo bëhet në mënyrë të thjeshtë, si Margaret Taçer në kohën e saj: sjellët vendimi, merret kompania nga prona private dhe përcillet në duart e shtetit, nacionalet, me kompensim të drejtë për pronarët. E pastaj, shteti, në dëm të buxhetit ( do të thotë, nga të gjithë ne që ndotemi), krijon çmime të tilla për ngrohje qendrore, të pranueshme edhe për ata që nuk ngrohen më me ngrohje qendrore dhe kanë kaluar në djegie të gjithçkaje, por edhe për kyçje të reja – dhe e gjithë kjo të mbarojë deri në sezonin e ri të ngrohjes – e kush e mbijeton dimrin, të mundet t’i ripërtërijë mushkëritë në sezonin e ardhshëm. Ashtu, jo se kuptoj diçka, por vetëm pyes…
E treta, nëse kjo me nacionalizimin e BEG tingëllon shumë radikale, a mundet ekspertë nga fusha e shëndetësisë urgjentisht të llogarisin se sa (do) të paguhet nga buxheti pasi të sëmuren 100.000 njerëz nga karcinoma në- çfarë -të- duash nga ajri, dhe ato para të jepen në fushatë agresive për subvencione për ndryshimin e llojit të ngrohjes nëpër amvisëritë, nga kjo që ndot, në: rrymë elektrike, ngrohje qendrore, pompa uji, gazra barku…? Ashtu, jo se diçka kuptoj, por vetëm pyes…
E katërta, pse është aq rëndë të mendohet ndalesë për vjetërsi ose lloj të makinave që qarkullojnë nëpër Shkup, duke i përfshirë edhe automjetet nga transporti publik, dhe nga shërbimet shtetërore? Ose së paku të mendohet mënyrë se si të rrallohen, urgjentisht? Dje? Ashtu, jo se diçka kuptoj, vetëm pyes…
E pesta, vallë ka mundësi të na dhurojnë edhe 100 xhipa për policinë kufitare ose për ndonjë lloj ushtrie që do të na mbrojë nga refugjatët inekzistentë, të kërkojmë dhjetë-njëzet autobusë me rrymë elektrike ose në ku-ta -di -unë-çfarë, që nuk do të ndotin? Ashtu, jo se diçka kuptoj, vetëm pyes…
E gjashta, a mundet pushteti të ndjehet më pak i ofenduar, e më tepër e thirrur të kapet urgjentisht edhe me ndonjë, do të thotë, ide afatgjate për këto çështje? Sepse Koce Trajanovski më mirë e luante budallain e oborrit kur binte një bombë kancerogjene si kjo mbi Shkup.