• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Orë për terapi muzikore për fëmijët me autizëm dhe sindromin Daun nga Tetova

December 5, 2017
in Uncategorized
Orë për terapi muzikore për fëmijët me autizëm dhe sindromin Daun nga Tetova
Share on FacebookShare on Twitter

Në vigjilje të Ditës botërore të personave me pengesa në zhvillim 3 Dhjetori, shoqata Hendimak nga Tetova dje  e prezantoi aktivitetin “Orë për terapi muzikore, në qendrën e tyre edukative konsultuese në qytet.

Kryetari i Hendmak, Adem Idrizi sqaroi se këtë terapi muzikore  dy muaj e përdorin 21 fëmijë me autizëm dhe me sindromin Daun nga rajoni.

“Me gjithë këta fëmijë punojmë në mënyrë individuale me edukatorë, asistentë, ndërsa na ndihmojnë edhe vullnetarë. Në qendrën tonë përfshijmë fëmijë të moshës parashkollore dhe shkollore, ndërsa me këtë terapi muzikore dëshirojmë akoma më tepër t’u ndihmojmë këtyre fëmijëve. Konsiderojmë se ne si shoqëri dhe institucione kompetente duhet ta ndërmarrim përgjegjësinë për përmirësimin e gjendjeve me këtë kategori fëmijësh dhe të rriturish, e jo ngarkesën kryesore dhe përgjegjësinë ta mbajnë familjet e tyre”, tha Idrizi.

Orët për terapi muzikore një herë në javë pothuajse dy muaj i mban profesori i muzikës Ilir Ademi i cili punon vullnetarisht në Qendër.

“Ora zgjat nga 40 deri 50 minuta dhe kjo terapi muzikore është shumë e mirë për fëmijët sepse u ndihmon për komunikimin e tyre më të mirë përmes këngës, lojës dhe muzikës. Në këtë mënyrë dua t’i shkarkojë nga brengat dhe problemet e çdoditsme, me të cilat këta fëmijë me pengesa në zhvillim përballen”, tha Ademi.

Qendra edukativo-kulturore e Hendimak për punë me fëmijë me pengesa në zhvillim funksionon nga maji i këtij viti me mbështetje të Fondacionit Shoqëri e hapur nga Shkupi.

Burimi: MIA

Përmbajtjet të cilat CIVIL i merr nga burime të tjera nuk nënshtrohen në licencën Creative Commons 1.0, përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Tags: "Hendimak"fëmijësindromi DaunterapiTetovë
Next Post
Forum rajonal “Deponi: Ku dhe kur?

Forum rajonal "Deponi: Ku dhe kur?

VMRO-DPMNE bllokon udhëkryqe edhe sot nga ora 15:00 deri në ora 17:00

VMRO-DPMNE bllokon udhëkryqe edhe sot nga ora 15:00 deri në ora 17:00

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom