Në vigjilje të Ditës botërore të personave me pengesa në zhvillim 3 Dhjetori, shoqata Hendimak nga Tetova dje e prezantoi aktivitetin “Orë për terapi muzikore, në qendrën e tyre edukative konsultuese në qytet.
Kryetari i Hendmak, Adem Idrizi sqaroi se këtë terapi muzikore dy muaj e përdorin 21 fëmijë me autizëm dhe me sindromin Daun nga rajoni.
“Me gjithë këta fëmijë punojmë në mënyrë individuale me edukatorë, asistentë, ndërsa na ndihmojnë edhe vullnetarë. Në qendrën tonë përfshijmë fëmijë të moshës parashkollore dhe shkollore, ndërsa me këtë terapi muzikore dëshirojmë akoma më tepër t’u ndihmojmë këtyre fëmijëve. Konsiderojmë se ne si shoqëri dhe institucione kompetente duhet ta ndërmarrim përgjegjësinë për përmirësimin e gjendjeve me këtë kategori fëmijësh dhe të rriturish, e jo ngarkesën kryesore dhe përgjegjësinë ta mbajnë familjet e tyre”, tha Idrizi.
Orët për terapi muzikore një herë në javë pothuajse dy muaj i mban profesori i muzikës Ilir Ademi i cili punon vullnetarisht në Qendër.
“Ora zgjat nga 40 deri 50 minuta dhe kjo terapi muzikore është shumë e mirë për fëmijët sepse u ndihmon për komunikimin e tyre më të mirë përmes këngës, lojës dhe muzikës. Në këtë mënyrë dua t’i shkarkojë nga brengat dhe problemet e çdoditsme, me të cilat këta fëmijë me pengesa në zhvillim përballen”, tha Ademi.
Qendra edukativo-kulturore e Hendimak për punë me fëmijë me pengesa në zhvillim funksionon nga maji i këtij viti me mbështetje të Fondacionit Shoqëri e hapur nga Shkupi.
Burimi: MIA
Përmbajtjet të cilat CIVIL i merr nga burime të tjera nuk nënshtrohen në licencën Creative Commons 1.0, përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.