Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]N[/dropcap]jë nga folësit në protestën e djeshme të DPMNE, para një viti e gjysmë, në një disponim të mirë në kafenenë e Shkupit “Forca” – atëherë ende nuk mendonin se mbeten në pushtet edhe në 100 vitet e fundit – më ka “përshëndetur” me konstatimin: “Të ketë kujdes ai Ordanoski çfarë flet, mos ta përjetojë fatin e Mlladenovit!”.
Mirë, të mos ia zë për të madhe, njeriu realisht është kungull, edhe pse (shkurt) zbatonte funksione të larta dhe të ndjeshme shtetërore dhe jam i sigurt se ai me “fatin” e Nikolla Mlladenovit nuk ka lidhje, sepse atë nuk e kanë lejuar as byrek t’u blejë dhe t’ua zbraz shpuzoret, kur kanë vendosur për “fate” të ndryshme të njerëzve. Jam i sigurt se edhe vetë është habitur që i është dhënë rasti përnjëherë të bëhet pjesë e “Mirëmëngjesit të Madh” në Shkup, pasi që, veç më në vitet e perëndimit, Familjes i nevojiteshin profile budallenjve të paaftë por besnikë nga rangu i tij.
Mirëpo, kur e dëgjoj sot se si i drejtuar në shi, dërdëllit për “regjimin” dhe për “diktaturën” që ka ardhur në Maqedoni pas rënies së “pushtetit” të tij, më vjen të qaj, nga e qeshura. Mjerë për ata në paraburgim. Nëse ky ua mban fjalimet në protesta, me të cilat duhet të bëhet ndonjë presion për lirimin e tyre! Mirë që Çavkovi me kohë ka nis grevën me uri!
Pra, thuhet se “akuzat janë të rrejshme”, dhe se “arrestimet janë politike”. E pabesueshme! E shikuam atë furi të 27 prillit të incizuar nga 15 kamera televizive dhe 500 telefona celularë, nga të gjitha rakurset dhe këndet e mundshme të oskarit, nga perspektiva të shpezëve dhe të bretkocave, si dhe incizimeve “trofe” të cilat i bënin vetë…Në incizimet saktë shihen “folklor” pjesëmarrësit në dhunë, nga njëra anë, dhe nga tjetra, veprimet e një numri të madh të dhunuesve të trajnuar të cilët lëvizin dhe veprojnë sipas planit të caktuar. Ajo që u dështoi plani është çështje për analizë, por ata kishin plan të dhunshëm dhe tentuan ta zbatojnë në mënyrë të koordinuar. Dhe e gjithë kjo ( plus edhe faza e përgatitjes) është e dokumentuar në mënyrë të përsosur me hollësira të shumta, e besa edhe e mbështetur fortë me deklarata të dëshmitarëve, duke i përfshirë edhe disa nga “zbatuesit e punëve” nga ai plan. Sori.
Sipas kësaj, për arsye se akuzat janë të vlefshme dhe se do të duhet të dëshmohen në gjyq, natyrisht se arrestimet ( pa thonjëza) janë politike, sepse secili akt i zbatimit të puçit, përveç se është ë pari terrorist, në masë të barabartë është edhe akt politik. Për këtë pikë, protestuesit e Grujos kanë të drejtë, në dëm të tyre.
Dhe, t’u tregoj, kot e gjithë rrëmuja me përleshje, sharje dhe komente nga më të ndryshmet nëpër rrjetet sociale, nëpër portalet dhe nëpër studiot televizive – kjo është një zbavitje e “thjeshtë për popull”, defrustrim dhe shfaqje cirkuzante për tifozët nga tribunat politike, kjo aspak nuk u ndihmon të akuzuarve. Atyre tani u duhen avokatë të mirë të cilët realisht do t’ua shpjegojnë materien serioze – penale -ligjore për të cilën janë të akuzuar dhe për çfarë duhet të zgjedhin se çfarë mendojnë të bëjnë: do të mbrohen, duke u deklaruar të pafajshëm, ose do ta pranojnë fajin e pastaj të bëjnë marrëveshje? Disa nga ata realisht kanë shanse që nga të pandehur, të bëhen dëshmitarë të thjeshtë ose të mbrojtur, bashkëpunues me drejtësinë.
Në atë kuptim, derisa ka logjikë të paramendohet se ekziston edhe nivel “ më i lartë” nga ky konspiracion, unë mendoj se edhe Çavkovi, ndoshta, nuk është pa opsione. Ai nuk është inspiruar vetë të mendojë dhe të komandojë në mënyrë operative një operacion të tillë për të cilin ëhtë i akuzuar. Edhe për këtë, por edhe për disa debakle tjera të sigurisë për të cilat, pa dyshim, në të ardhmen do të akuzohet.
Përveç, nëse Çavkovi ka vendosur – “i zi gjithë jetën!”, siç thotë një personazh nga kolumna ime e pardjeshme – të del budallai më i madh, në konkurrencën e fuqishme ndërkombëtare të budallenjve, në rruzullin tokësor.