Një grup i funksionarëve të lartë partiak të OBRM-PDUKM, ndanë dokument ekskluzivisht me CIVIL Median. Dokumentin do ta publikojmë në tërësi, me qëllim që të mbajmë rolin e resursit publik në këmbim me mendimet dhe konceptet të cilat në esencë janë të rëndësishme për procesin politik në Republikën e Maqedonisë:
Situata në OBRM-PDUKM është kritike dhe veçanërisht e komplikuar.
Në parti ekziston një përçarje dhe padurim i madh. Nga njëra anë janë përkrahësit e kryesisë aktuale, ndërsa diametralisht, në anën tjetër janë ata të cilët kërkojnë ndryshim të menjëhershëm. Pjesa më e madhe e anëtarësisë sillet në mënyrë neutrale, edhe pse qartë shihet pakënaqësia nga kjo situatë, por presin që të marrin vendim ku do të kyçeshin në ndonjë fazë të mëtutjeshme ose edhe më tej do të qëndrojnë anash. Në çdo grup ekzistojnë më tepër rryma me dëshirë që të kenë pozitë më të favorshme në luftën për marrjen e pushtetit në parti, në rast të ndonjë ndryshimi të udhëheqësisë
Çdo veprim i gabueshëm dhe i pamatur, mund ta sjell partinë në krizë edhe më të thellë nga e cila shumë vështirë do të del. Çdo grup ka logjikën dhe argumentin e vetë të cilat shumë vështirë se mund të përafrohen. Prolongimi i gjendjes së tanishme nënkupton rritjen e dallimeve, shpërndarje të anëtarëve dhe dobësim të mëtutjeshëm të partisë.
Medoemos duhet që menjëherë të merren hapat për shpëtim nga kjo situatë e papëlqyeshme.
Dorëheqja e udhëheqësisë, pa ndryshimet esenciale të pozicionimit organizativ të partisë, nuk do ta zgjidhë problemin. Në këtë rast, pjesa më e madhe e anëtarësisë do të mbetet jashtë procesit, të pamotivuar për t’u kyçur. Gabim edhe më i madh është dorëheqja e liderit me propozim direkt nga ai për trashëgues të pozitës.
Mënyra më e mirë për motivimin e gjithë anëtarësisë që të kthehet në parti dhe të arrihet unifikimi maksimal, është zbatimi i zgjedhjeve brenda partiake në të gjitha nivelet. Në këtë formë, të gjithë do ta kenë mundësinë që të realizojnë interesat e tyre dhe të tregojnë se sa tezat e tyre janë të drejta. Kështu, i gjithë aktiviteti partiak do të drejtohet nga zgjedhja e organeve dhe degëve të partisë, e jo në diskutime të lodhshme mbi fajin dhe përgjegjësinë. Për çdo pozitë do të mundet që gjithkush të konkurroj, ndërsa ndryshimi më thelbësor e cila do të ishte më motivuese për të gjithë, është mundësia që kryetarët e Degës dhe të gjithë funksionarët në nivel lokal të zgjedhen në nivel të Këshillit vendor, më konkretisht, anëtarët vetë do të zgjedhin kryetarët e tyre të Degëve, kandidatët për kryetar komune, këshilltarët, përfaqësuesit në kongres dhe ngjashëm.
Këto zgjedhje duhet t’i zbatoj struktura ekzistuese, por me thirrje deri te gjithë anëtarët që të kyçen në këtë procedurë. Duhet që maksimalisht të mundësohet energji pozitive dhe transparencë që mos të kemi tensione shtesë. Ata të cilët do të zgjedhen, do të jenë të pranuar nga të gjithë. Zgjedhjet e reja automatikisht nënkuptojnë që garnitura ekzistuese është nën dorëheqje.
Esenca e ndryshimeve nuk është ndërrimi i individëve, por ndryshim i sistemit. Nuk duhet që të mendohet për zëvendësimin e një garniture me tjetrën, kjo është zgjidhja më e keqe.
Zgjedhjet brenda partiake do të tregojnë se kush do të jenë bartësit e funksioneve partiake. Por, në qoftë se sistemi ka elemente për vetëkontroll dhe vetëkorrigjim, atëherë për kohë të shkurtë mund të filtrohen më të mirët në pozita përgjegjëse.
Fillimisht në Komitetin qendror ekzistues duhet që të bëjnë ndryshime në Statutin që të mundësohen zgjedhje të tilla. E nevojshme është të definohen edhe organe të reja të partisë, të cila lindin nga nevoja e vendosjes së re organizuese.
Ndryshimet më të rëndësishme do të ishin këto në vijim:
- Të kyçen sa më shumë njerëz me detyra konkrete dhe të rritet efikasiteti. Këshille vendore do të formohen nga një vendvotim. Më shumë vendvotime do të jenë nën një Këshill vendor, në qoftë se bëhet fjalë për vendvotime më të vogla (ndër 30 anëtarë). Në këtë formë do të rritet numri i degëve, si dhe numri i kryetarëve të Degëve, numri i aktivistëve në ato Degë e tj. Degët zgjedhin kryetarin e tyre me zgjedhje të fshehta dhe të drejtpërdrejta nga anëtarësia e Degës.
- Do të formohet organ, Kuvend i Degës, i cili do të kryej zgjedhjen e kryetarit të Degës, kandidatët për kryetar komune, këshilltarë dhe deputet, si dhe delegat në Kongres. Kuvendi i Degës, do të ketë disa përfaqësues nga të gjithë Këshillat vendor, të zgjedhur në KV, me votim të fshehtë. Numri i përgjithshëm i anëtarëve të Kuvendit të Degës, do të varet nga madhësia e degës.
Kryetari i Degës, do të mund të ndërrohet vetëm me vendim të Kuvendit të Degës.
Procedura për zgjedhje brenda partiake:
- Zgjedhjet brenda partiake duhet të fillojnë me zgjedhjen e kryetarit të Këshillit vendor dhe përfaqësuesve të KV në Kuvendin e Degës.
- Pas formimit të Kuvendit të Degës, fillon procedura për zgjedhje të kryetarit të Degës.
- Kryetari i Degës, është anëtarë i Këshillit Qendror. Degët më të mëdha, krahas kryetarit zgjedhin edhe anëtarë shtesë për në KQ.
- Këshilli Qendror i sapoformuar sjell vendim për organizim të Kongresit, njëkohësisht, Kuvendi i Degës zbaton procedurën e zgjedhjes së delegatëve për në Kongres.
- Në Kongres do të zgjedhet kryetari i ri i OBRM-PDUKM
Sqarime plotësuese rreth konceptit të tërë mund t’i qartësojmë në kontakt të drejtpërdrejtë ku do të mund të diskutohen edhe modalitete tjera. Cekim se problematikën e kemi përpunuar në detaje të cilat nuk mund t’i paraqesim në tekst të shkurtë, por gjithsesi është e nevojshme që të pranohen para se të shkoj në realizim.