• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home MENDIMI I LIRË

Me siguri e ka nga “çushkat”

November 24, 2017
in MENDIMI I LIRË, ORDANOSKI
Shërbimet sekrete, para shiut
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Sasho Ordanoski

[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]N[/dropcap]acionalistët edhe në Bullgari edhe në Maqedoni u habitën nga zhvillimi i ngjarjeve në politikat fqinjësore të dy vendeve. Dy buldozerët pragmatikë politik, Borisov dhe Zaev, aq shumë dhe aq shpejtë po i lëvizin kufijtë e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe popujve (sic!), sa që as degët e tyre shoviniste, nuk mund ta marrin veten nga ajo që u ndodh!

Në Maqedoni, nacionalistëve maqedonas “biznesin” ua merr nga duart dhe para hundës  lideri i social-demokratëve, i cili po ndërton konstrukt ideologjik unik të palës demokratike “popullore”, me personazh fetar! Edhe të gjithë janë shokë, edhe duhet të dinë si të kryqëzohen. Ec e bjeri në fije!

Shëtitet i palodhshëm përreth dhe përqafohet me Bullgarë, Serbë, me Shqiptarë, me priftërinjtë puthet në faqe, sikur është interpretuesi kryesor i Sekretit të Shenjtë Evharist të KOM, e cila është qendra e botës kishtare – Evharistia, jo KOM – pa të cilën krishterizmi e humb kuptimin e ekzistencës. Më intereson se çfarë marifeti do të shpikë për Grekët, sepse ata nga dinakëria e tyre kanë krijuar profesion, ndërsa nga krenaria e tyre, virtyt.

Dhe, interesante, sikur gjithë punën vetëm ai e kryen. Tjerët janë të futur nëpër zyra dhe kabinete, nuk mund ta kapin ritmin, e ndoshta edhe taket nuk ua shkelin këtë kalldrëme ballkanike.

Ka diçka endemike në atë Strumicë, e mbaj mend atë butësi, të përzier me kokëfortësi dhe një farë tolerance fetare, që nga Boris Trajkovski i ndjerë. Kur bisedonte, dëshironte të dëgjojë çfarë mendon, e jo vetëm – si Kiro, për shembull – në cilin “sirtar” politik të të vendos, për manipulim të mëvonshëm. Disi, ata luteranë, metodistë, prezbiterianë dhe baptistë, të gjithë më tepër ose më pak protestantë, të parët kuptuan se Zoti nuk është kundër kënaqjes dhe përfitimit, dhe se jeta, nëse punon mirë, duhet të jetohet edhe në tokë dhe jo vetëm në parajsë. Nuk ka aty shumë mistikë dhe temjan, ka më tepër mendje të shëndoshë dhe punë.

Nga “çushkite” ose nga “frenkite”, me rëndësi se me durim dhe me këmbëngulje ecin drejt qëllimit, me një vetëbesim jugor, sikur dimri çdo herë do të jetë i butë, e vera më e freskët se e kaluara.

Ti i thua se nuk është aq thjeshtë, të mos ngutet dhe ta kriposë me pak dyshim, e ai të thotë, mik , mos u mërzit, gati është, do të b[het, vetëm duhet pak kohë…Ky optimizëm është ngjitës. Nëse e mbijetojmë.

Desha të them, si ka filluar ky Zaevi, këta të vmro-së mbetën pa kauzë. Dhe pa punë. Edhe pa udhëheqësi. Atyre ende nuk do t’u kryhen gjykimet, Maqedonia do të hyjë në NATO dhe do t’i bashkohet BE-së. Deri sa ta vuajnë dënimin, ndoshta edhe do të shpallim referendum për dalje nga BE! Po, po, do t’u zgjasë.

Tags: fqinjësi e mirëLSDMoptimizëmpatriotizëmvmro dpmneZoran Zaev
Next Post
Sabrioski: Pa media të lira nuk ka demokraci

Sabrioski: Pa media të lira nuk ka demokraci

Ndeshje gjatë arrestimit të tre deputetëve të Vetëvendosjes

Ndeshje gjatë arrestimit të tre deputetëve të Vetëvendosjes

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom