Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]K[/dropcap]a disa ditë që mundohem të kuptoj se çfarë paraqet iniciativa për takime dhe “negociata” mes përfaqësuesve të partive të Maqedonisë në shtëpinë e Zhan Monesë afër Parisit…Dhe nuk ia dola. Ndoshta “pas derës së mbyllur” Vajgëll bashkëbiseduesve të tij në Shkup u shpjegon diçka që për ne nuk është e njohur, mirëpo ajo që e tregon “para dyerve”, nuk le përshtypje të fortë, as ndihmon të kuptojmë se në cilën shkurre pushon ky lepur evropian…
Në shikim të parë, duket se Vajgëll, sikur dëshiron të vendos ndonjë “shinë të dytë” të dialogut të hapur mes partive, larg nga Shkupi, për diçka që ndoshta në të ardhmen “kur të vijë koha”, do të pranojë ndonjë përmbajtje dhe kuptim. Kjo nuk është e jashtëzakonshme në qasjet e politikës ndërkombëtare, posaçërisht pasi të gjithë e dimë se në vendin do të duhet të ndërtohet një konsensus më i gjerë kur të zgjidhet çështja e emrit që e kemi me Greqinë. Ndoshta edhe më shpejtë nga parashikimet në opinionin tonë politik dhe më të gjerë.
Mirëpo unë mendoj se ky është një interpretim nga pak dembel, ose së paku plotësisht qartë, e për këtë arsye edhe nuk është tërësisht i qartë ky interpretim i kësaj “Zhan Mone” iniciative.
Përshtypja ime është se Vajgëll dhe francezët, të cilët me siguri e sponsorojnë këtë projekt, sikur tentojnë ta rehabilitojnë VMRO-DPMNE që sa më shpejtë të kthehet në skenën politike të Maqedonisë, pas eutanazisë që ua bëri Gruevski me politikat e tij shkatërruese. Francezët edhe ashtu, në kuptim politik, në vitet e kaluara qëndronin në mënyrë diskrete, më tepër pas politikave dhe partisë së Gruevskit, sesa pas orvatjeve të Zaevit; dhe disi, besa me zemër të rëndë, jo aq tragjike si austrianët dhe hungarezët! – e përjetuan rënien e tij politike. Të flasim drejtë, kur i lexoj deklaratat inteligjente dhe intervistat e ambasadorit francez, tani edhe ata e kanë të qartë se me “kufomën e gjallë” politike Grujo, është gati. Por, mendoj se vlerësojnë se VMRO-DPMNE e mbytur duhet sa më shpejtë të ngritët në këmbë.
Ky vlerësim nuk është i keq: Maqedonia nuk mund të zgjidh çështje të rëndësishme nga agjenda euro-atlantike pa pjesëmarrjen e të djathtës, madje edhe duke i marrë parasysh histeritë e hapura jodemokratike, kundër shqiptare dhe kundër perëndimore që i zhvilloi DPMNE gjatë viteve të fundit. Ndoshta shtëpia “Zhan Mone”, përmes dialogut ndërpartiak, është vend i mirë, me terapi të forcuar antibiotike, për rehabilitimin dhe risocializimin e renegatëve demokratikë ( të mos them kriminelë)/
Sidoqoftë, me francezët duhet vëmendshëm: ata në Ballkan i kanë aleatët e tyre “tradicional”, Serbinë dhe Greqinë, shtetet të cilat pas rrënimit të Jugosllavisë, na shohin se urë pontoni mbi lum të qetë mbi të cilin dikush, gjatë natës i ka vendosur rampë!
Mos të flasim se politika franceze ndaj Maqedonisë asnjëherë nuk ka treguar energji ose, mos dhashtë zoti – simpati. Më tepër më ka ngjarë sikur, nga bezdia, do të hiqni dorë ta ndiqni ullirin me pirun nëpër sallatë greke. Në fakt, Parisi ne na trajton me një mospërfillje, si “tampon -zonë” e detyrueshme për anashkalimin e shkëndijave të cilat, nëse nuk do të ekzistonte shteti i Maqedonisë, do të paraqiteshin nga fërkimet e drejtpërdrejta territoriale mes fqinjëve tonë.
Do të thotë, në parim, sa i përket shtëpisë së Zhan Monesë, nuk ka dëm nga dialogu. Vetëm të mos e mbiçmojmë interesin.
Se la vi, mon ami.