• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home MENDIMI I LIRË

Deri tani, hollë puna

November 7, 2017
in MENDIMI I LIRË, ORDANOSKI
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Sasho Ordanoski

[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]P[/dropcap]aradoksale, në kuptim të rezultateve të zgjedhjeve lokale të sapo mbaruara, por, përshtypja është se pothuajse askush nuk është i kënaqur nga puna  e deritanishme e qeverisë së re, pothuajse në asnjë fushë. Me përjashtim të hapave ndaj fqinjëve ( edhe pse edhe në politikën e jashtme nuk është e qartë nëse ka sinkronizim të mjaftueshëm mes tre-katër “garuesit” kryesorë), tjerat janë të vakëta, pa shpirt, pa ndryshime  më të mëdha, pa ide të reja ose të freskëta, kryesisht riparuese, si pastrim i bodrumit kur të shpërthen kanalizimi….Deri tani, kemi fituar qeveri në vazhdimësi nga ato të Gruevskit, vetëm pak më keq, sepse kapaciteti demokratik dhe standardet juridike në këtë qeveri janë tepër më të larta ( për momentin) nga atë të Familjes, kështu që proceset janë më të ngadalshme, më të komplikuara, më pak efikase…

Dhe me siguri, ky kryeministër është shumë më simpatik nga i mëparshmi. Akoma.

Buxheti i propozuar – nga ajo që dëgjoj edhe nga njerëz të cilët shumë më tepër se unë i kuptojnë këto gjëra – nuk paralajmëron ndryshime më të rëndësishme shoqërore ose politike. Sikur e kanë përpiluar kontabilistë, e jo njerëz me ambicie për ndryshimin e botës. Moçali është i njëjtë, çizmet e gomës për shkelje në atë janë më të reja. Asnjë ministri nuk planifikon asgjë të re, asnjë ministër nuk është shquar me ndonjë ide më kontroverse ose më të guximshme e cila do të depërtonte ndonjë aveny të re të mendimit.

Madje as nuk dinë të gënjejnë ashtu – me të madhe, me arrogancë, “nga lartë” – siç gënjente VMRO. Për shembull: “Kompjuter për çdo fëmijë!” ( Bam!)…”Njëqind milionë subvencione bujqësore!” ( Buuum!)…” Te Ohri do të ndërtojmë Luginë Silikoni!” ( Bam- baam!)…” Do të hapim zona industriale në çdo fshat!” ( Pauuu!)…”Fakultet për inxhinieri makinerike!” (Tadaaaaa!)…”Shkupi 2014” as mos ta përmendi.

Me rëndësi, një pjese të administratës do t’u rriten rrogat, në llogarinë tonë. Dhe askush nuk do të largohet nga puna, sepse i mbron ligji, edhe të mos ofendohen. Nëse kësaj i shtohet edhe menaxhimi i batutave “normale” në një sundim, atëherë nuk është për t’u habitur që, për shembull, një ndeshje tragjike mafioze (siç dëgjoj, revole kanë mbajtur dy palët), në opinion e luhat tërë Qeverinë nga baraspesha.

Tani kuptova që edhe Besa mendon të hyjë në Qeveri, plus edhe bashkëpunimi me deputetët e “Thaçit të përjetshëm” në Kuvend. Edhe Amdi Bajrami, gjoja ka bë negociata që t’i bashkohet BDI-së. Ndoshta ka ardhur koha që, pasi e avancuam Sitelin në ndryshimet, edhe me Gruevskin të negociohet për mbështetje të Qeverisë së re? Në fund, siç po zhvillohen punët, vallë vetëm Ziadin Sela do të largohet në opozitë?

Përshtypja ime është se Qeveria e Zaevit është tepër e impresionuar nga sfidat që i la katastrofa pas Gruevskit. E ndoshta edhe ne i ngritëm tepër pritjet nga ekipi në pushtet, i cili ka kapacitet më modest nga ajo që e paramendonim se është e domosdoshme për daljen nga depresioni në të cilin gjendet vendi?

Tags: Aleanca për ShqiptarëtAmdi BajramBesaLSDMMenduh ThaçiNikolla GruevskiQeveriaSitelThaçi i përjetshëmvmro dpmneZiјadin SelaZoran Zaev
Next Post
Bekim Tateshi ministri i ri i shëndetësisë?!

Bekim Tateshi ministri i ri i shëndetësisë?!

Këtu dikush nuk është i joni!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom