Gazetari Tomislav Kezharovski, ishte viktimë e burgosjes spektakolare dhe i përndjekjes politike për shkak të tekstit të shkruajtur në vitin 2008, në hetimin gazetaresk për humbjen e dyshimtë të pronarit dhe kryeredaktorit të javores Fokus, Nikolla Mlladenov. Teksti për të cilin Kezharovski u arrestua, dënua dhe u burgos, i referohet gjoja një dëshmitari të mbrojtur, gjatë gjykimit në mënyrë misterioze u kualifikua në dëshmitar të rrezikuar, dhe nuk kishte qenë as njëra as tjetra. Me gjykimin nga gjyqi i Velesit, vërtetohen pretendimet e Kezharovskit.
Kësaj here Kezharovski në intervistë për CIVIL Media tregon për lirinë e shprehjes, lirinë e medias dhe aktivizmit, jo vetëm në aspektin e të drejtave themelore të njeriut, por edhe si detyrë e cila detyrimisht duhet të plotësohet me qëllim që të lirohet hapësira e medias dhe të fillon sundimi i ligjit dhe demokracisë në vend.
Maja Ivanovska
kamera: Dehran Muratov