Shkruan: Sasho Ordanoski
Me dekada pas, kam vështirësi të jap përgjigje për një pyetje: pse çdo herë kur e humb pushtetin, e djathta maqedonase mendon se kjo është rezultat i komplotit të madh ndërkombëtar kundër maqedonasve!?
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]E[/dropcap] majta maqedonase këtë, thjeshtë asnjëherë nuk e ka marrë si arsye të rëndësishme për disfatat e veta, madje edhe atëherë kur bashkësisë ndërkombëtare – sido që ta definoni këtë substrat politik – de fakto, majtistët maqedonas u kanë ardhur mbi kokë me dështimet, korrupsionet dhe krimet, ndarjeve të brendshme, “kuzhinave” etj.
Djathtistët tonë maqedonas, botën që na rrethon ( edhe në aspektin fqinjësor edhe më gjerë) rregullisht e përjetojnë, së paku potencialisht, e shpesh edhe me qasje armiqësore ndaj Maqedonisë dhe maqedonasve. Vetëm ujqër ulërisin rreth nesh, me dhëmballa të mprehura të gatshëm të na copëtojnë – aman!
Janë të “mbërthyer” në projektimet e tyre historike dhe moralizimet për “standardet e dyfishta” të politikës ndërkombëtare, për padrejtësitë, për komplotet antimaqedonase, për aleancat joparimore dhe për fatin e mjerë të “popullit biblik” i cili më së voni në Ballkan e përjetoi vetëdijesimin nacional dhe “shtetësimin”. Ndërsa shteti maqedonas, për fatkeqësinë e tyre, ashtu ndodhi historikisht të bëhet nën udhëheqjen e armikut të madh të tyre – komunistëve. Nga ky frustrim i madh nuk mund të lirohen deri sot. Mbi atë themel është ndërtuar një kala tërë e sharlatanëve politikë dhe “ekspertëve” mediatik – ndoshta emra, por as që është e nevojshme të tregohen, të gjithë e dinë atë grumbull të personazheve tragjikomedikë – të cilët për çdo ditë ulërisin në mënyrë patetike mbi “fatin e keq” që do ta gjejë Maqedoninë.
Kjo kontribuon që një pjesë e gjeneratave të reja konzervative djathtiste të Maqedonisë së sotme, të formuara intelektualisht nën propagandën e Gruevskit, kryesisht të jenë të drejtuara nga vizionet e tyre prapa, drejt përpëlitjeve të vazhdueshme, dëshmitë e zbrazëta dhe interpretimet e historisë me tipare nacionaliste të një retro-vizioni, të mbërthyera në tradita të vjetra dhe mitologji epike me aromë të ndenjur temjani dhe misticizmi dekurajues ortodoks, në fabrikime të shpeshta të heronjve dhe “vojvodave” të cilët në realitet, kanë qenë më tepër problem i popullsisë maqedonase, sesa rrezik për pushtetet e ndryshme që kanë qenë rrezik për pushtetet e ndryshme që kanë udhëhequr me Maqedoninë në shekujt e kaluara. Në atë botëkuptim, modernizimi i fundit në këto hapësira ka ndodhur në kohën e Kirilit dhe Metodit.
Këtë e them jo vetëm se sot Gruevski, i përballur me debaklin e tij politik (dhe ligjor), u kthye plotësish prapa dhe pa ndaluar e tërheq pjesën tjetër të DPMNE në skenarët më të rënda njëqind herë të “veshura” komplotistë të cilat nuk munden ta përballojnë provimin së paku as të një qiriu të ndezur në pijetoret e errëta ballkanike në të cilat i shpikin këto nebuloza mentale, por edhe si paralajmërim për frakcionin në rritje të reformistëve në VMRO-DPMNE të cilët, ndjej se nuk janë imune ndaj belbëzimeve për rendin e shpifur botëror dhe komploteve kundër Maqedonisë.
Dua të them se, nëse e tërë reforma në VMRO-DPMNE bëhet vetëm në artikulimin e pakënaqësisë nga Gruevski dhe Familja për shkak të uzurpimit kriminal të partisë dhe të shoqërisë, që rezultoi edhe me demisionin e tyre (reformator) kolektiv nga rehatia e pushtetit, atëherë shpresa se në Maqedoni është e mundur e djathta moderne, demokratike e cila nuk do të merret me të kaluarën sikur ca “të fortë” janë masë për tonin dhe përmbajtjen e preokupimeve të tyre ideologjike, ka vdekur.
Për këtë arsye nuk mendoj se dorëzimi paralajmëruar i “Kështjellës së bardhë” në pronë publike është hapi më i rëndësishëm simbolik që duhet ta bëjnë reformistët pasi, me siguri në mënyrë demokratike, do ta marrin VMRO-DPMNE. Mendoj se do të ishin në rrugë tepër më të mirë nëse Muzeun e luftës revolucionare (“Muzeu i VMRO”), do ta zbrazin nga përmbajtja e tanishme e “dyllit” dhe e konvertojnë në Muze të teknologjive të reja në botë. VMRO-DPMNE-së i duhet ardhje e re e inteligjencës artificiale, sepse me këtë ekzistuesen e pamë se deri ku arritëm.