Këshilli gjyqësor u Gjykatës Administrative gjatë ditës se djeshme në seanca të hapura kanë shqyrtuar 19 nga 28 padi të parashtruara nga partitë kundër vendimit të Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) mbi ankesat e rrethit të parë në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 15 tetor.
Janë shqyrtuar 16 padi nga OBRM-PDUKM, dy nga OFRM dhe një nga E Majta. Nga Gjykata informojnë se vendimi për 19 paditë e shqyrtuara do të publikohen gjatë ditës pas përgatitjes teknike të tyre.
Gjykata Administrative sot duhet t’i rishikoj edhe paditë tjera. Këshilli Gjyqësor i Gjykatës Administrative lidhur me këto ankesa duhet të prononcohen 48 orë nga parashtrimi i tyre. Mbi ankesat do të vendosin pesë këshilla gjyqësor me nga pesë gjykatës nga Gjykata Administrative të zgjedhur me short. Ankesat në mënyrë elektronike u përcaktohen gjykatësve, ndërsa vendimi do të sjellet në seancë të hapur.
Në ndërkohë vijon fushata për rrethin e dytë të zgjedhjeve. Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale është më 29 tetor.