Zgjedhjet Vendore në Kosovë po zhvillohen në përgjithësi qetë. Përveç disa vonesave të hapjeve të vendvotimeve, u shënua edhe një incident – deklaroi Ilir Ajdini, gazetar dhe analist politik i portalit Kosovar Gazeta Ekspres, për CIVIL Media.
Siç na informoi Ajdini, ka ndodhur rrahje mes dy votuesve në vendvotimin Graçanicë, komunë me banorë Serb.
Sipas informatave nga policia e Kosovës, Ajdini thotë se deri tani janë arrestuar dy persona për incidente lidhur me votimin, mirëpo vlerësimi i përgjithshëm i Komisionit Zgjedhor Shtetëror në Kosovë dhe i policisë, është se dita e votimeve po zhvillohet relativisht qetë.
Të drejtë votimi në zgjedhjet vendore në Kosovë kanë 1.890.952 votues, ndërsa votohet në 2.505 vendvotime.
Sipas informatave të para, deri në ora 11 në votim kanë dalë 10,05% nga votuesit. Pritet që dalja të rritet në orët e pasdites.
Nga misioni vëzhgues i BE zgjedhjet deri tani janë vlerësuar pozitivisht, si dhe organizimi i zbatimit.
Në garë për 38 vende për kryetar komune, nga të cilët është edhe një kandidat nga partia e Maqedonasve nga Gora “Partia e vetme gorane”, sipas informatave nga edicioni elektronik në gjuhën maqedonase “Ilinden” nga Tirana.
Biljana Jordanovska