Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]Nj[/dropcap]ë shkollë e mendimit në politikë thotë se, nëse dëshironi të sundoni gjatë në një vend të vogël siç është Maqedonia, ju duhen vetëm dy informata: kush me cilin i bën paratë, dhe kush me gruan e cilit fle. Pra, ndiqni këto komunikime.
Kjo quhet “aferë me përgjim”.
Kombinimi nga këto dy informata – ku janë paratë dhe të kujt janë gratë – ju jep fuqinë të bëheni sundues pothuajse absolut. E kur të filloni me sundimin absolut, filloni të flini me gruan e atij i cili vetë i bën paratë.
Kjo quhet “aferë me vetëshërbim”.
Këto ditë nëpër Shkup qarkullon një tregim, burimi i të cilit nuk mund të identifikohet saktë, në të cilin tregim shpjegohet se një nga biznesmenët më të njohur dhe aq të afërt me Familjen, sa që pothuajse u birësua në atë, në kornizat e një hetimi penal i kanë paraqitur disa detaje private relevante nga jeta e bashkëshortes së tij dhe marrëdhëniet e saj me biznes partnerin e tij, të siguruara përmes përgjimit joligjor të komunikimeve me urdhër të biznes partnerit të tij. Reagimi i biznesmenit ka qenë aq i vrullshëm, sa që menjëherë është lajmëruar te “i vetë-shërbyeri”, dhe, pasi që ia ka përmendur të gjitha brezat familjare tre gjenerata më pas dhe dy para, në recitimin e tij të gjatë, i është kërcënuar se personalisht do ta “mbështjell” në mënyrë “informative”, sepse ia di të gjitha pisllëqet e biznesit në të cilat, në shumicën edhe vetë ka marrë pjesë.
E pastaj, në llogari të njëjtë të asaj nervoze, është lajmëruar te prifti familjar të pyet se cila është procedura për prishje të kumbarisë, me theks mbi atë se, nëse kanuni është pengesë, paratë nuk janë problem. Në rrethana të tilla delikate, për të cilat priftërinjtë kanë vesh të mprehtë, është gjetur zgjidhje e shpejtë jashtë kanunit.
Ka pasuar këmbimi i avokatëve të cilët, derisa ne këtu kuvendojmë, ata ende punojnë mbi zgjidhjen e biznesit të ndërsjellë të perandorisë së madhe dhe të komplikuar të biznesit të heronjve tonë të paemëruar.
Se çfarë ka ndodhur në shtëpi, me bashkëshortët, nuk është objekt i interesit tonë. Mirëpo, mund të pritet se objekti i interesit të organit hetues kompetent – me të cilin filloi shtjellimi i këtij tregimi – në të ardhmen do të bëhet edhe objekt i interesit të opinionit më të gjerë.
Megjithatë, ky tregim do të ishte vetëm edhe një thashetheme, ndoshta edhe legjendë e pastër, lakmuese urbane, nëse nuk ka mësime të rëndësishme nga ajo.
E para, mos përgjo kundër ligjit.
E dyta, nëse e bën këtë, mos ji xheloz, e ta dëgjosh edhe dashnoren tënde – e cila, madje është bashkëshortja e partnerit tënd më të madh të biznesit – sepse ashtu e incizon edhe veten kur këmbeni pikanteri përmes telefonit.
Dhe e treta, nëse veç më e bën, kur të zënë, mos u habit se kundërshtarët e tu politik edhe për ty do t’i shfrytëzojnë informatat se me cilin i bën paratë dhe me gratë e cilit fle, sepse ashtu, edhe vetë e din, sundohet gjatë. E kur të teprosh në çdo gjë pa masë, “kryengul” rrëzohesh nga pushteti.