Gjatë javës së kaluar, më 10 dhe 13 tetor CIVIL -Qendra për liri shpalli dy dokumente të rëndësishme. Së pari e shpalli Raportin nga vëzhgimi afatgjatë në video format, të shtypur dhe elektronik, më 10 tetor. Raporti është preliminar, siç thonë në organizatë, ndërsa, që të fitohet pasqyrë e plotë për procesin zgjedhor, duhet të ndiqet platforma e medias së Civilit në të cilën publikohen një numër i madh përmbajtjesh, për çdo orë, madje edhe më shpesh.
Përskaj prezantimit të Raportit më 10 tetor, Civili doli me mesazhe deri te opinioni, partitë dhe institucionet, në konferencë për shtyp, dje, më 13 tetor. Nga organizata apelojnë deri te opinioni, partitë dhe institucionet të kenë parasysh këto dokumente.
Në raportin përfshihen më tepër fusha, duke filluar nga KSHZ dhe Lista Zgjedhore, deri te dhuna ekstreme dhe raste të keqpërdorimit të fëmijëve në fushatë politike. Me rastin e raportit, por edhe për aspekte tjera të punës në organizatë, Xhabir Deralla deklaroi: “Ne flasim qartë dhe zëshëm për zgjedhjet. Çdo herë e kemi bërë këtë. Analizat tona janë të qarta dhe të drejtpërdrejta, dhe jo të lakuara në mënyrë që çdo kush mund t’i interpretojë siç dëshiron”.