Nga Kuptimi në Mbrojtje është një projekt që do të kontribuojë për mirëkuptimin dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe të lirive të mediave në Republikën e Maqedonisë, të cilin CIVIL – Qendra për Liri do ta implementojë nga 15 tetori, viti 2017. Projekti do të implementohet për pesë muaj.
Hulumtime, analiza dhe rekomandime për veprim drejt përmirësimit në fushat e lirisë së shprehjes, lirisë së medias dhe angazhimit qytetar. Projekti do të mbledhë dhe publikojë informacione mbi situatën në terren, në tërë vendin dhe do të kontribuojë për kuptimin e temave relevante për projektin. Këto aktivitete do të gjenerojnë analiza dhe rekomandime për veprime dhe masa specifike për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe liritë mediatike.
Projekti do të përfshijë mbi 150 pjesëmarrës nga 10 vende në tërë vendin, të ndarë në pesë kategori, të cilët do të shërbejnë si burim informacioni mbi perceptimet dhe situatën në fushat e lirisë së shprehjes dhe të lirive të mediave. Mbi 150 pjesë të përmbajtjes së medias do të prodhohen dhe publikohen në mediat e CIVIL dhe profilet në rrjetet sociale, dhe do të shërbejnë si resurs i domеnit publik për hulumtime dhe veprim të mëtejshëm.
Ekipi i projektit do të flasë me pronarët e medias, redaktorët, gazetarët dhe korrespondentët lokalë, aktivistët dhe gazetarët qytetarë, si dhe përfaqësuesit e aktorëve të tjerë dhe popullatës së përgjithshme.
Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian përmes programit të granteve të vogla “Mbrojtja e Lirisë së Medias dhe Lirisë së Shprehjes në Ballkanin Perëndimor”, të zbatuar nga Shoqata e Gazetarëve Kroatë, si pjesë e projektit rajonal Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Avancimin e Lirisë së Medias dhe Sigurisë së Gazetarëve, i realizuar përmes partneritetit të gjashtë shoqatave të gazetarëve rajonalë – Shoqatës së Gazetarëve të Pavarur të Serbisë (IJAS), Shoqatës së Gazetarëve të BH (BHJ), Shoqatës së Gazetarëve Kroatë (CJA), Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës (AJK) Gazetarët e Maqedonisë (AJM) dhe Sindikatës së Mediave e Malit të Zi (TUMM).