Sot në mesnatë mbaron fushata zgjedhore e rrethit të parë të zgjedhjeve lokale të vitit 2017, me çka fillon heshtja zgjedhore, e cila zgjatë deri në ora 19:00 të dielën më 15 tetor. Gjatë kohës së heshtjes zgjedhore informojnë mbi zgjedhjet dhe vijimin e votimit, por ndalohet gjitha format e paraqitjes mediatike zgjedhore, kumtojnë nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale (ASHMAA).
Sipas Kodit Zgjedhor, për shkelje të heshtjes zgjedhore konsiderohet emetimi i çfarëdo informacioni, fotografitë, materialet audio dhe audio -vizuale lidhur me zgjedhjet ku marrin pjesë pjesëmarrësit; çfarëdo forme e informimit mediatik e cila hapur ose fshehtë është në funksion të ndonjë fushate zgjedhore dhe mund të ndikoj në vendimin e votuesve; të dhëna të cilat shfaqin identitetin e ndonjë subjekti politik apo të individëve të kyçur në incident ose në ndonjë parregullsi tjetër ditën e votimit, si dhe deklarata nga kandidatë në procesin zgjedhor, pjesëmarrës në fushatën zgjedhore, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartës të funksioneve të organeve shtetërore.
Agjencia i rikujton transmetuesit se do të duhet të përshtatin programin e tyre, menjëherë me fillimin e heshtjes zgjedhore që t’i shmangen çfarëdo lloji të shkeljes së heshtjes zgjedhore, pasi që në përputhshmëri me Kodin Zgjedhor, masa e vetme është të inicohet procedurë p;r kundërvajtje para gjykatës kompetente.