Me Zotin para, derë më derë, me uiski dhe koka-kolë, dhe tortë ditëlindjeje, kandidatët me stil “fensi” premtojnë kulla dhe qytete dhe gjunjëzohen dhe luten për Madhërinë e Tij – zërin…
“Asnjë kërcënim nuk mund të na gjunjëzojë”, theksoj lideri i OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski nga Probishtipi. Ndërkohë, ai në prezencë të disa përfaqësuesve partiak (besimtarë) nga Lidhja e Romëve të Maqedonisë (LRM), të premten morri pjesë në Xhuma në xhaminë e Prilepit. (Në xhaminë e “romëve”, pasi që nuk i shkoi në mend, se gjatë 11 viteve derisa ishte në pushtet, të ndërtoj xhaminë në qendrën e Prilepit, e cila deri ne themel ishte e rrënuar në vitin 2001). Gruevski, në dhe para xhamisë në Prilep, kishte takim me besimtarët dhe hoxhallarët. Sakt para tetë muajve, për humbjen në zgjedhjet parlamentare, Gruevski në një intervistë deklaroi: “Faktor të caktuar nga jashtë bënin gjithçka për të ndihmuar LSDM, një pjesë nëpërmjet mediumeve, ndërsa pjesa tjetër nga ndikimi i cili bëhej nga hoxhallarët. Tash është moderne që te shqiptarët të jesh kundër OBRM-PDUKM, ajo është fensi”! A është tani “fensi” të gjunjëzohesh para hoxhallarëve dhe të kërkohet nga ata t’i bindin besimtarët që të votojnë për “shpëtimtarët” Gruevski dhe Marjan Risteski nga OBRM-PDUKM?
Kur jemi tek votuesit, kandidati për kryetar të Strugës, Nasto Palioski nga Lëvizja Popullore e Maqedonisë, partisë së Janko Baçev, premton se do të angazhohet për lulëzimin e komunës, sikurse Jezusi që është angazhuar për fenë!
“Me Zotin para dhe ne pas tij, për kryetar të Komunës Strugë. Betohem se do të jem baba i mirë si kokë e Komunës së Strugës, pa dallim religjioni dhe përkatësisë partiake. Zoti është nga të gjithë dhe për të gjithë!”, është motoja e Palioskit.
Njerëz, tregoni atij se këto janë zgjedhje lokale dhe se kandidohet për kryetar të komunës, e jo për kryetar të komunës kishtare. Amin…
Këtë fundjavë në fshatin Trebenishtë të Komunës së Debërcës, një burrë ka tentuar të përdhunoj kandidate për këshilltare nga OBRM-PDUKM. Aman bre, shtabi partiak nuk është bordel! Në shtab shkohet për të dëgjuar programin e kandidateve, e jo të… Rezil. Rasti është paraqitur në polici, ndërsa OBRM-PDUKM kërkon nga institucionet përkatëse të zbardhin rastin.
Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski, me kandidatin për kryetar të Kisella Vodës, Filip Temellkovski, ecnin si “koledarë” në natën e Buzmit.
Në Çair është hapur shtabi i përbashkët i BDI dhe LSDM, ose siç e përshkruajnë qytetarët: “Pina Viski o me Koka-kola”.
Babai i qytetit dhe njëkohësisht kandidati për kryetar të Qytetit Shkupit, Koce Trajanovski, në videon promovuese thotë: “Nuk të bën njeri ajo çfarë flet, por ajo çfarë bën”! Ashtu është Koce, ti vetëm flet se do ta bësh Shkupin të gjelbër, por e rëndësishme është që deri tani ti e ke bërë fallco – Shkupin barok…
Dje ishte ditë e veçantë – ditëlindja e Zaevit! Aq popull në ditëlindjen e tij, as Ceca, por as Putini nuk ka tubuar. Dorën në zemër, në ditëlindjen e Putinit ishin të arrestuar mbi 200 persona të cilët protestuan kundër tij, te ne, ditëlindja e Zaevit kaloi në paqe dhe rend më të mirë. Përveç reagimeve të shkupjanëve për bllokimin e paparë të qytetit, për shkak të përkrahësve të LSDM nga Brenda. Ndërsa zgjedhjet janë lokale, ose…
Fushata dhe zgjedhjet edhe më tutje do të jenë thellësisht të monitoruara. Nga vëzhgues serioz. Dhe pak më të ndryshëm. Ja, kryetari i Qendrës për zhvillim dhe kulturë në Maqedoni (QZHKM) Nellko Nellkovski, i cili para disa ditëve promovoi Raportin për vëzhgim të zgjedhjeve të vitit 2014 dhe 2016, ku njoftoi se në frymë preventive, me gjashtë vëzhgues do t’i vëzhgoj; zgjedhjet lokale të këtij viti, përsëri njofton se me klubin e tij të futbollit të tij “Dame Gruev” dhe me përkrahjen e grupit të tifozëve “Malësorët e Sharrit” do të synojnë për “Ligën e kampionëve”… Përderisa nuk realizohet ëndrra e “Malësorëve të Sharrit” që të bëjnë tifo për ekipin e tyre në ndonjë ndeshje të madhe futbolli, mund të bëjnë tifo për ndonjë parti politike, në tubime. Kryetari, sidoqoftë, do të vëzhgojë bashkë me gjashtë vëzhguesit.
Dehran Muratov