Komisioni Shtetëror zgjedhor sot shpalli udhëzim për votim, për edukimin e qytetareve dhe qytetarëve me të drejtë votimi. Udhëzimi është në shtatë gjuhë dhe mund të hapet në ueb faqen e KSHZ. Udhëzimin e japim të plotë.
Votimi në vendvotimet e Republikës së Maqedonisë kryhet personalisht. Këshilli zgjedhor ia shpjegon zgjedhësit mënyrën e votimit dhe i mundëson që të votojë.
Zgjedhësi, për ta realizuar të drejtën zgjedhore në Zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 15 tetor 2017, në vendvotimin e tij mund të paraqitet vetëm njëherë.
Zgjedhësi, për zgjedhjet lokale pranon dy fletvotime (një për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit dhe një për zgjedhjen e Kryetarit të komunës). Në zgjedhjet lokale për Qytetin e Shkupit dhe komunave të Qytetit të Shkupit, zgjedhësi pranon katër fletëvotime (për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të komunës, për zgjedhjen e Kryetarit të komunës, për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për zgjedhjen e Kryetarit të komunës së Qytetit të Shkupit)
Zgjedhësi, për votimin e zgjedhjeve lokale nënshkruhet në ekstraktin e Listës zgjedhore të dedikuar për zgjedhjet lokale.
Fletvotimi shkëputet nga blloku amë (koçani) sipas renditjes numerike, vuloset në anën e përparme dhe i jepet zgjedhësit.
Votimi kryhet në mënyrë të fshehtë pas paravanit zgjedhor.
Votimin për kryetar komune dhe kryetar komune për Qytetin e Shkupit, zgjedhësi e kryen në atë mënyrë duke e rrethuar numrin rendor para emrit dhe mbiemrit të kandidatit, ndërsa për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të komunës dhe Qytetit të Shkupit e rrethon numrin rendor para bartësit të listës për të cilën është përcaktuar.
Zgjedhësi, flevotimin e palosur e lëshon në kutinë përkatëse të votimit.
Votimi në emër të personit tjetër është i ndaluar, në përjashtim të rasteve të parashikuara në nenin 112 të Kodit zgjedhor dhe atë:
Zgjedhësi i cili ka të meta fizike ose është analfabet dhe për këtë shkak nuk mund të votojë në mënyrën përcaktuar të Kodit zgjedhor, ka të drejtë që me vete të sjellë person, i cili do ti ndihmojë gjatë votimit. Personi i cili do ti ndihmojë personit tjetër gjatë votimit nuk guxon të jetë nga radhët e këshillit zgjedhor, përfaqësuesve të autorizuar të listave ose nga radhët e vëzhguesve. Personi që do ta ndihmojë nuk guxon të ndikojë në vendimarrjen e votuesit, ndërsa gjatë votimitmund të ndihmojë,më së shumti, vetëmdy zgjedhësve të cilëtjanë me të meta fizike ose analfabetë. Votimi i këtij lloji shënohet në procesverbalin numër 16.
Përfaqësuesit e autorizuar të parashtruesve të listave, vëzhguesit e autorizuar, anëtarët e organeve zgjedhore dhe zgjedhësit, për shkak të sigurimit të fshehtësisë së votimit, në ditën e votimit.