• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home MENDIMI I LIRË

Gruevski do të jetë personi më i vetmuar në planetin Tokë

October 6, 2017
in MENDIMI I LIRË, ORDANOSKI
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Sasho Ordanoski

[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]S[/dropcap]iç shkon puna,  të gjitha gjasat janë se VMRO-DPMNE  do të përballet me humbje edhe më të madhe në zgjedhjet lokale, sipas parashikimeve në anketat serioze për rejtingun e partive dhe kandidatëve në garën zgjedhor. Në gjendje të zgjedhjeve, secila parti dëshiron t’i shmanget pikërisht asaj që tani po i ndodh Gruevskit dhe atyre që kanë mbetur rreth tij: vala e opinionit që dëshiron ta shfrytëzojë mundësinë e zgjedhjeve lokale që më në fund t’i thotë lamtumirën me këtë ekip të komprometuar, të kriminalizuar, e që rritet dita ditës më tepër, duke u kërcënuar që më 15 tetor të shndërrohet në një cunami të vërtetë zgjedhore!

Nëse ndodh kjo, në zgjedhje do të pësojnë edhe disa nga kandidatët vmroistë më të mirë të cilët kishin shans relativ të mbahen në krye të komunave me të cilat kanë drejtuar në dy-tre mandatet e kaluara. Këta kandidatë thjeshtë luten që Gruevski të mos u paraqitet në tubimet parazgjedhore në komunat e tyre, sepse me çdo paraqitje të tij në publikun lokal, shanset për zgjedhjen e kandidatit të atjeshëm të partisë kryesore opozitare, në mënyrë drastike bien.

Rritet edhe mbështetja për reformatorët e kësaj partie. Siç ndodhi paraprakisht në opinionin më të gjerë politik, kështu tani edhe frika në vetë DPMNE aq shumë është në rënie, sa që anëtarët e kësaj partie në numër të madh paraqiten në takimet me reformistët, fotografohen me ata, i pëlqejnë postimet e tyre, etj. Nuk do të më befasonte kjo iniciativë të mos i pret rezultatet definitive zgjedhore të rrethit të dytë të votimeve, por “rebelimin” praktik  ta nisin veç më në dhjetë ditët e ardhshme.

Po, ka të drejtë Kekenovski që me dozë të rezignimit e përkujton opinionin se, kur ai dhe bashkëmendimtarët e tij u “ngritën” në parti kundër Gruevskit, shumica nga mbështetësit e tanishëm të reformave ishin fortë të ngjitur për prehër të tiranit partiak dhe shtetëror. Mirëpo, kështu është në politikë, sepse në këtë “veprim” pulat janë ato të cilat e mbijetojnë “kikirikun” e gjelave. Në politikë nuk e fiton atë që e meriton, por atë për të cilën do të bësh pazarin, në kohë të duhur, me “klientët” e vërtetë.

Sidoqoftë, shkatërrimi gradual i VMRO-DPMNE vërehet, sidomos i makinerisë shumëvjeçare propagandiste. Ekipi i gjeostrategëve – kuku nanë – mendjemprehtë (Mirka, Vllahov-Micov, Eftov, Nonkoviq, Nikovski, tipat si Rusjakovi dhe Tomiqi, e legjendarja Karakamisheva etj.) më në fund u bë për t’i “fry”, e zhytur në dërdëllime paramortore gjeopolitike kundër-perëndimore dhe kundër-shqiptare, sikur kanë temperaturë trupore 43 gradë…Ekipi i kurnazëve dhe budallenjve (Milenko, Janko Bureku, Betmeni, “Ednooki” etj.) u paguan aq sa mundën, dhe tani ose filluan ose vetëm sa nuk kanë filluar të distancohen nga Gruevski, ndërsa së shpejti do të del se një person të tillë as nuk kanë  njohur, e edhe nëse kanë njohur, çdo herë kanë menduar se është tradhtar, një mbeturinë e imponuar…Ndërsa kriminelët e vërtetë propagandistë (Llatasi, Kurir, Ivona dhe pothuajse e gjithë përbërja redaktuese -drejtore e RTVM, si dhe tre-katër veta nga Kanal 5 dhe Sitel, dhe disa nga Dnevniku i mëparshëm, me bishta “udbashe” të gjatë sa qafat e xhirafave) janë futur në vrima të miut dhe presin të shohin nëse kuku -nanë – gjeostrategët  dhe kurnazët dhe budallenjtë do ta tërheqin  vëmendjen e opinionit  në masë të mjaftueshme nga ata, që këta të harrohen, të lëshojnë mjekra, të vendosin syze të errëta dhe kapele deri në hundë, të lidhin shami, të ikin në katund dhe të fshihen nëpër bodrume, hambarë dhe bunarë, deri sa të kalojë rrëmuja e shkatërrimit në DPMNE…E mandej do të bëjnë Pazar, do të lusin, do të lëpijnë, do të jenë në dispozicion dhe do t’i hanë qindrat dhe milionat euro të fituara me pisllëqe mbi trupa të huaj.

Me rëndësi, të gjithë me shpirt do ta vendosin Gruevskin në kunj, sepse i la në baltë, edhe pse marrëveshja ishte ‘tu dhurojë rini të përjetshme propagandiste. Ose, edhe nga ndonjë qindarkë.

A e mban mend dikush se një kohë, ekzistonte një person që quhej Srgjan Kerim? Vallë e din dikush se ku ka shkuar kjo legjendë? Se Amdiun e gjetëm, por Kerimi na humbi…

Tags: Amdi BajramBetmenDnevnikEftovIvonaJanko BurekuKanal 5KaraamishevaKekenovskiKurirLatasMilenkoMirkaNikolla GruevskiNikovskiNonkoviqreformistëRTVMRusjakovSitelSrgjan KerimTomiqVllahov -Micovvmro dpmnezgjedhje
Next Post
VMRO-DPMNE i mohon dhe i dënon ashpër akuzat e Civilit

VMRO-DPMNE i mohon dhe i dënon ashpër akuzat e Civilit

Gruevski: Këto zgjedhje do të jenë mesazh nga popullit për dhunën e pushtetit

Gruevski: Këto zgjedhje do të jenë mesazh nga popullit për dhunën e pushtetit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom