Prokurorja speciale publike, Katica Janeva, me hetues të MPB sot kanë kryer bastisje në zyrën e gjykatësit Vlladimir Pançevski, kundër të cilit, siç tha Janeva, PSP udhëheq procedurë parahetimore për keqkpërdorim e sistemit për ndarjen e lëndëve gjyqsore dhe për dhënien e sekreteve zyrtare, publikoi agjencioni META.
Bastisja e PSP në gjykatën Penale filloj në mesditë dhe zgjati pes orë, krahas zyrës së Pançevskit, bastisje janë kryer edhe në zyret e dy punonjësve informatik në gjykatë.
“Sot me urdhër gjyqësor , PSP kreu bastisje personale tek personi Vlladimir Pançevski dhe me urdhër tjetër të gjykatës u morrën të gjitha të dhënat nga sistemi kompjuterik për ndarjen e lëndëve në gjykatën Themelore Shkupi 1” – deklaroi Janeva para gjykatës, duke shtuar se shpreson që PSP së shpejti të filloj me hetimin.
Janeva dyshon se Pançevski ka kurdisur se cilët gjykatës ti marrin lëndët e PSP, përveç kësaj, ekzistojnë dyshime se ai u ka dhënë sekrete zyrtare personave jasht gjykatës.
Ndryshe, Pançevski është ish kryetar i gjykatës Penale Shkupi 1, përderisa mandate i tij katër vjeçar i skadoj në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar.
Në gjykatën Penale sot ishte edhe komisioni i Ministrisë së drejtësisë, e cila duhet të konfirmoj se a ka pasur keqpërdorime me sistemin e automatizuar për ndarjen e lëndëve.
Kryetari i komisioni, Llazar Nanev, deklaroi se komisioni do të vazhdojë me kontrollin në gjykatë, por nuk tregoj se a është konfirmuar ndonjë parregullsi me sistemin e automatizuar për ndarjen e lëndëve gjyqësore (ACCMIS)
Gjurmët për keqpërdorim të ACCMIS janë vënë në raportin e grupit të ekspertëve të Komisionit Europian, i udhëhequr nga Rajnhard Pribe.
Burim: META
Përmbajtjet të cilat CIVIL i merr nga burime të tjera nuk nënshtrohen në licencën Creative Commons 1.0, përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsulltohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.