CIVIL – Qendra për Liri, në përgjigjen në mohimin e VMRO-DPMNE, edhe një herë e informon opinionin se do të vazhdojë vëzhgimin dhe informimin për gjendjen e të drejtave të njeriut dhe proceset zgjedhore në Maqedoni, paanshëm dhe me objektivitet.
Ashpërsia, sinqeriteti dhe përkushtimi janë pjesë e virtyteve më të rëndësishme të çdo njeriu të Civilit. Këtë e njeh opinioni i Maqedonisë, por edhe bashkësia ndërkombëtare dhe donatorët. Në strukturën e Civilit punojnë njohës me përvojë të gjendjeve, njerëz me integritet të lartë profesional dhe moral.
E shfrytëzojmë këtë rast, që edhe një herë ta dënojmë ashpër dhunën e motivuar politikisht dhe t’u bëjmë thirrje institucioneve relevante të shtetit t’i identifikojnë të gjithë sulmuesit dhe t’i ndëshkojnë sipas ligjit.
Në të gjitha proceset zgjedhore, Civili tregoi se është organizatë me integritet dhe gëzon besim të lartë nga qytetaret dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë, pavarësisht nga prejardhja ose përkatësia politike. Raportet e Civilit janë bazë e proceseve shoqërore -politike në vend, ndërsa ngjarjet dhe dukuritë për të cilët informonin vëzhguesit e Civilit, janë pjesë e hetimeve të PSP.
Vëzhguesit , aktivistët dhe anëtarët e Civilit, si dhe gazetarët qytetarë, për çdo ditë informojnë për gjendjet në terren gjatë fushatës parazgjedhore. Një pesë e madhe e atyre raporteve menjëherë botohen në CIVIL Media, ndërsa një pjesë u nënshtrohet kontrollimeve dhe verifikimeve plotësuese.
Sidoqoftë, të gjitha raportet e Civilit janë në dispozicion për opinionin e vendit dhe ndërkombëtar, mirëpo, e përshëndesim iniciativën e VMRO-DPMNE ti ndajë raportet tona me bashkësinë ndërkombëtare dha ta paraqesë qëndrimin e vet për këtë çështje. Propozojmë ti ndajnë edhe raportet e Civilit nga proceset e kaluara zgjedhore, ndërsa u bëjmë thirrje ti ndajnë edhe raportet, si dhe analizat dhe mendimet që i boton CIVIL Media për kundërshtarët politikë të tyre.
Incidentin për të cilin reagon VMRO-DPMNE, do ta hulumtojmë në mënyrë plotësuese, dhe do ta informojmë opinionin, si zakonisht.
Njëkohësisht, e informojmë opinionin se veç më jemi në hulumtim e sipër të të gjitha gjetjeve për keqpërdorime për të cilat bën fjalë VMRO-DPMNE në komunikimin e tij me opinionin, si dhe me komunikimin me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombtare.
Për fund, e ftojmë VMRO-DPMNE, ta vendos redaksinë e CIVIL Media në mailing-listën e tyre, ndërsa letrat, mesazhet dhe mail-et me ftesë deri te ata për pjesëmarrje në ngjarjet tona publike ose për deklarata, t’i merr parasysh gjatë planifikimit të aktiviteteve të tyre. Ju falënderojmë paraprakisht.
Kontaktet e Civilit janë të njohura mirë, megjithatë, do ti vendosim edhe këtu: [email protected], për të gjitha aktivitetet, [email protected] për informata dhe tema lidhur me zgjedhjet, tel: 02/5209 176 ( ora 9-17 çdo ditë pune) dhe 071 608 523 në çdo kohë.