Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]S[/dropcap]iç kanë filluar, VMRO -DPMNE janë të vendosur tu kushtojnë më tepër energji dhe kohë pretendimet e tanishme ta diskreditojnë Koço Angjushevin, nga ajo energji dhe kohë që e harxhuan kur, për zgjedhjet parlamentare të kaluara, e lusnin të bëhet kandidati i tyre për kryetar i Velesit.
Para disa vitesh, për biznes suksesin e tij vmroi-istët kishin vetëm komplimente dhe respekt, që kjo tani të jetë baza kryesore për tentimet e komprometimit të tyre. Atëherë Gruevskit nuk i pengonte mënyra dhe sasia e milionëve të fituara të Angjushevit, tani, ato janë argumentet kryesore në mohimin e kredibilitetit publik të tij të merret me politikë. Dhe duket se është e sigurt se, duke marrë parasysh reputacionin që e gëzon te qytetarët e Velesit, nëse e pranonte ofertën ( dhe tu nënshtrohej presioneve) të VMRO-DMNE, atëherë Angjushevi me siguri se në ato zgjedhje vetëm do të “shëtiste” deri te ulësja e kryetarit të Velesit. Dhe, jam i bindur në këtë, se do të ishte kryetar shumë më i mirë se zgjidhja e tanishme e Illija Dimovskit, sepse kapacitetin i Angjushevit i menaxherit dhe ekspertit, vmro-istët me të drejtë edhe sot ia kanë zilinë.
Në moshën e tij të re, Presidenti amerikan Hari Truman ka menduar të bëjë karrierë pianisti, kohë pas kohe duke luajtur variacione të Mocartit, Shtrausit dhe Gershvinit edhe nëpër shtëpitë publike nëpër Kansas City. Pasi ka kuptuar se nga ai nuk bëhet pianist i përsosur, është koncentruar në karrierën politike, që në fund e kurorëzoi me hrje në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1945, si presidenti i 33 i SHBA. Megjithatë, edhe në moshë të shkuar – e përjetoi edhe 88, ka ditur të tallet se mes karrierës së pianistit në shtëpi publike dhe asaj në politikë “ nuk ka edhe aq dallim”.
Këtë mësim të njohur, se politika i ngjan zanatit më të vjetër në botë, tani Angjushevi e mëson in vivo, i përballur me in vitro fushatën e orkestruar nga njerëzit që e shndërruan Maqedoninë në shtëpi morale-politike publike. Për atë që atë kohë e lusnin, tani e shajnë. Nuk them se këtu nuk ka ironi, sepse ai, pa dyshim, është vmro-isti më i madh në Qeverinë që e udhëheq LSDM. Në fakt, pas Luftës së Dytë Botërore, komunistët kanë trokitur në derën e gjyshit të tij, industrialistit dhe pronarit të shquar maqedonas të paraluftës, mes tjerash pronar i fabrikave të tjegullave “Bon Marshe” dhe “Makedonija”, që ta shkulin parketin – parket në Veles në vitin 1945?… ja, le të ketë qenë edhe vetëm dysheme druri, pavarësisht – që ta dërgojnë për ngrohje në komitetin komunal partiak, e tani, dy gjenerata jo të plota më vonë, pikërisht anti komunistët ( nëse kjo shoqatë kleptomanësh e Gruevskit e meriton këtë “kompliment” ideologjik!), do ta shkulnin parketin nga shtëpia e tij që ta ndezin grumbullin në të cilin duan publikisht ta djegin reputacionin dhe suksesin e tij dhe të ngrohen pak në dimrin e perëndimit të tyre politik.
Megjithatë, edhe Angjushevi nuk ka pse të hidhërohet, sepse në opinionin publik të uritur maqedonas sundon një para -bindje se motivet e të pasurve, kur të futen në politikë, janë vetëm të bëjnë edhe më tepër para! Ende është herët të prognozohet nëse karriera politike e Angjushevit do të zhvillohet drejt suksesit ose do të mbarojë në ndonjë lloj pasuksesi – shanset për këto dy janë të mëdha. Megjithatë, në një vend ku praktika e mosndëshkimit për krime të kryera u vendos si parim kryesor për ndërtimin e statusit më të lartë në shoqëri, të suksesshmit edhe më gjatë do të konsiderohen me dyshim.