• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

U arrestua Igor Jug

September 21, 2017
in POLITIKË
U arrestua Igor Jug
Share on FacebookShare on Twitter

Sot në mëngjes, në Kumanovë u arrestua Igor Jug, një nga personat që u futën në Kuvend në të “enjten e përgjakur”. Për Igor Jugun ishte përcaktuar masa paraburgim dhe kërkohem me fletëarrest për pjesëmarrje në protestat e dhunshme, mirëpo deri tani, organet ndjekëse nuk kishin sukses në gjetjen e tij.

Igor Jug është udhëheqës i lëvizjes “Vllado Çernozemski” nga Kumanova, e cila ishte pjesë e Frontit Patriotik. Para ngjarjeve në Kuvend, Jug ishte pjesë e grupit që hyri në sallën e konferencës në Kuvend, ku u sulmuan deputetët e qeverisë aktuale. Ai ka hyrë në parlament në derën e pasme, e cila sipas regjistrimeve të kamerave, e kanë hapur Krsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski, derisa një numër i madh i dhunuesve me maska kanë hyrë nga hyrja e pasme në Kuvend. Sipas regjistrimeve, Jug ka qenë i veshur me bluzë të zezë me simbolin e organizatës pro-usteshe HOS, ndërsa, është vërejtur se si për një kohë të caktuar e ka mbajtur dorën në shpinë nën këmishë, për të cilën gjë mediat pyetnin nëse ka qenë i armatosur.

Para disa ditë, agjenti serb Goran Zhivaljeviq i cili gjithashtu ishte në Kuvend gjatë protestave më 27 prill, tha se Goran Jug është personi i cili është dashur ta vrasë liderin e LSDM, Zoran Zaev.

“Nëse kam dashur ta vras dikë, pse nuk e vrava? Kush mund të më ndalonte? Kam mundur me duar të mbys dikë nëse doja, atje ishim 200 në 1! Vallë unë duhet të jem kurbani në këtë situatë!”, ka shkruar Jug në profilin e tij në Fejsbuk.

Tags: “Vllado Çernozemski”dhunëE enjtja e përgjakurfronti patriotikGoran ZhivaljeviqIgor JugKuvendZoran Zaev
Next Post
Fushatë e zezë – billbord për frikësime!

Fushatë e zezë – billbord për frikësime!

CIVIL: Çdo fjalë dhe veprim janë të çmuara!

CIVIL: Çdo fjalë dhe veprim janë të çmuara!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom