Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes, CIVIL -Qendra për Liri u bashkohet të gjithë njerëzve liridashës anembanë botës, në kërkim të një dite, tërësisht të plotësuar me paqe, liri dhe demokraci, me mesazhin se të gjithë barabartë meritojmë të jetojmë në paqe, liri dhe dinjitet!
Me Rezolutën e Kuvendit të përgjithshëm të KB nga viti 2001, 21 Shtatori është shpallur si Dita Ndërkombëtare e Paqes. Edhe këtë vit, më 21 shtator, Dita Ndërkombëtare e Paqes, paqja është e arritshme vetëm nëse së bashku luftojmë dhe i tejkalojmë të gjitha mosmarrëveshjet e ndërsjella, i respektojmë të drejtat dhe liritë e njeriut, dhe besojmë se të gjithë barabartë meritojmë të jetojmë në paqe, liri dhe dinjitet.
Në kumtesë, CIVIL -Qendra për Liri i fton të gjithë qytetarët në Maqedoni, anëtarët, mbështetësit, aktivistët, vullnetarët e vet, shoqatat qytetare, por edhe subjektet politike, në këtë ditë, sinqerisht të dëshirojnë dhe të veprojnë për përhapjen e lirisë, duke mos i harruar ata të cilëve u nevojitet ndihmë dhe mirëkuptim në luftën e tyre për jetë dinjitoze. Secili individ duhet të kontribuojë për tejkalimin e urrejtjes, paragjykimeve, nacionalizmit, dhunës, dhe kultit ndaj armëve, dhe të gjithë së bashku mund të përcjellim porosi të fuqishme për paqe. Çdo fjalë dhe veprim, janë të çmuara. Bartësit e funksioneve publike duhet të shprehin mbështetje publike për paqen dhe ta manifestojnë përmes hapave dhe masave konkrete dhe të synojnë paqen botërore.
Civili shpreson se mosinteresimi për paqe së shpejti do të mbetet në të kaluarën dhe se Maqedonia përsëri do të bëhet vend në të cilin kultivohet dhe promovohet paqja, si nga institucionet, ashtu edhe nga qytetare(ë)t, të cilët do të përballen së bashku dhe do të gjejnë mënyrë për luftë kundër konflikteve ndëretnike, varfërisë, urisë, pabarazisë sociale, degradimit të mjedisit jetësor, korrupsionit…
Më 19 shtator të vitit 2017, Civili paraqiti një iniciativë në Kuvendin e Maqedonisë, që 21 Shtatori – Dita Ndërkombëtare e paqes dhe 10 Dhjetori – Dita Ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, të shpallen si festa kombëtare.